Ekskluzive/ A do të nënshkruajë PDIU koalicionin?

Kanë mbetur edhe pak më shumë se 24 orë që të mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit në KQZ i koalicioneve për zgjedhjet e 18 qershorit.

Teksa Rama ka filluar tanimë bisedimet me partitë e vogla,  Lëvizja Socialiste për Integrim e Ilir Metës duket se është në mëdyshje të madhe për vendimin e madh që do të marrë në orët në vijim.

Kreu i LSI, Ilir Meta ka deklaruar se nuk do të futet në zgjedhje pa opozitën, deklaratë kjo e cila mund ti kushtojë shumë LSI sepse duhet ti qëndrojë deri në fund deklaratave të kryetarit të saj.

Ditën e sotme Luan Rama, doli në një deklaratë për mediat, kur të gjithë prisnin se ai do të japë vendimin përfundimtar për koalicionin, ai foli për gjithçka por jo për një marrëveshje të re.

I pyetur nga gazetarët mbi fatin e koalicionit, Rama u shpreh se problemi kryesor për momentin janë zgjedhjet dhe dialogu politik.

Pas gjithë këtij debati në heshtje që po zhvillohet, gazeta pranë LSI “Koha Jonë” lëshon ‘bombën’ ku sipas burimeve të sigurta të kasaj gazete, LSI nuk do të nënshkruajë koalicionin me PS-në, nëse nuk futet në zgjedhje PD-ja.

Burime të sigurta nga LSI thanë se nuk do të firmoset koalicioni me PS nëse nuk fut opozitën në zgjedhje. Po kështu burime nga PDIU tregojnë se “nuk kemi plan të firmosim me PS nëse opozita nuk futet në zgjedhje”.” Citon Koha Jonë.

Por gazeta shkon edhe më tej duke shkruar se nga po të njëjtat burime as PDIU nuk do të nënshkruajë koalicionin nëse LSI nuk nënshkruan atë.

Kur kanë mbetur edhe pak orë nga përfundimi i afatit duket se asgjë nuk është e qartë se çfarë do të ndodhi me LSI-në dhe cili është vendimi i saj për koalicionin?/ dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne