Ekspertët ligjor të OKB-së kritikojnë dënimin e Julian Assange

Një grup i ekspertëve ligjor të Kombeve të Bashkuara kanë kritikuar dënimin me 50 javë burg të Jualian Assange, nga ana e një gjykate në Britani, për shkak të shkeljeve të rregullave të lirimit me kusht.

Themeluesi i Wikileaks, Julian Assange, ka qëndruar si refugjat në Ambasadën e Ekuadorit në Londër, që nga viti 2012, për t’i ikur ekstradimit në Suedi, ku pritej të përballej me dyshimet për sulme seksuale dhe dhunime.

Paneli i OKB-së thotë se pasi akuzat nga ana e Suedisë janë tërhequr, gjithashtu akuzat për shkelje të lirimit me kusht duheshin anuluar.

Aktualisht, Julian Assange, pritet të përballet me akuza për komplot nga gjykata federale e Shteteve të Bashkuara, për shkak të publikimit të sekreteve qeveritare.

Britania do të vendosë nëse do ta ekstradojë atë në SHBA, ku mund të dënohet me rreth 5 vjet burgim nëse shpallet fajtor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne