Ekspertët: Nga nesër temperaturat në rritje, rreziku i zjarreve …

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka paralajmëruar se duke filluar nga dita e nesërme, në territorin e Shqipërisë rriten shanset për të rënë zjarr.

Moti nga ana tjetër pritet që nesër të shënojë temperatura maksimale deri në 35 gradë celcius, ndërsa situata pritet që të “përshkallëzojë” të mërkurën, ku Shqipërinë do e kapë një valë ekstreme të nxehti.

ZJARRET NË PYJE

Nesër pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Dibër, Korçë dhe Gjirokastër. Në qarqet e tjera pritet nivel “I MODERUAR” (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Por në zona të lokalizuara mund të ketë nivel më të lartë rreziku, konkretisht qarku Shkodër (Jugperëndim), qarku Dibër (Perëndim), qarku Korçë (Qendër) dhe qarku Gjirokastër (Qendër). Rreziku do të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 21 / 34 °C, në vendet e ulëta: 20 / 35 °C, në vendet malore: 15 / 30 °C.

ERA

Nesër era pritet të fryjë e lehtë. Në mesditë në zonat bregdetare pritet erë e lehtë deri mesatare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne