nga Eric Zuesse.

Abdel Bari Atwan, ish redaktor i gazetës pan-arabe Al Quds Al Arabi (1989-2013) dhe autor i mjaft librave të njohur për Lindjen e Mesme, tërhoqi vemendjen mediatike në 18 shkurt ku shkruante se “një konfrontim mes superfuqive mund të shkaktohej aksidentalisht në Siri”. Planet e Katarit për të ndërtuar një tubacion gazi në Mesdhe ishin një shkak i madh i shpërthimit të luftës civile siriane. Shtatë vjet më pas, rezervat e naftës dhe gazit të Sirisë në lindje të Eufratit, dhe veçanërisht rreth Deir az-Zour, kanë potencialin për të shkaktuar Luftën e tretë Botërore.

Katër avionë ushtarakë u rrëzuan në Siri përgjatë një jave: një avion F-16 izraelit i rrëzur nga një raketë siriane e prodhimit rus; një avion rus i goditur nga një MANPADS prodhim amerikan që mbahet në sup; një dron iranian i goditur nga raketat izraelite; dhe një helikopter turk i rrëzuar në zonën e Afrinit nga luftëtarët kurdë të mbështetur nga SHBA.

Avionë luftarakë nga të paktën gjashtë vende turbullojnë hapësirën ajrore të Sirisë. Aty përfshihen kryesisht avionët e superfuqive amerikane dhe ruse, ndërkohë poshtë në tokë gjenden një numër i madh luftërësh të vrullshëm që përbëhen nga grupe arabe, të ardhur nga rajoni dhe nga bota.

Atwan vazhdon të theksojë arsyet se përse lufta ka vashduar edhe pasi Donald Trump u zgjodh President i Amerikës:

SHBA e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të tërheqë 2,000 forcat e personelit të saj ushtarak nga Siria edhe pas skadimit të pretekstit origjinal për vendosjen e tyre, përkatësisht për të luftuar Shtetin Islamik (ISIS). Zyrtarët e administratës kanë pohuar në mënyrë të përsëritur se këto forca do të mbeten ne Siri pa afat kohor për të luftuar ndikimin iranian në vend.

Trump ka braktisur justifikimin e ish presidentit amerikan Barak Obama për pushtimin e Sirisë dhe e zëvendësoi me atë që tani duket qartë një luftë e nxehtë amerikane kundër Iranit, e cila është bërë objektivi i Presidentit amerikan, dhe jo më ISIS-i ose “terrorizmi islamik radikal”.

Irani asnjëherë nuk e ka sulmuar SHBA-në. Megjithëse e përmbysi në vitin 1979 Shahun e instaluar nga SHBA dhe e zaptoi ambasadën amerikane, e cila kishte qeverisur Iranin qysh nga grushti amerikan i vitit 1953 i cili shkatërroi qeverinë laike të zgjedhur në menyrë demokratike dhe vendosi në vend të saj diktaturën brutale të Shahut. Agresioni ishte nga qeveria e SHBA-së, jo nga qeveria e Iranit.

Dhe pas vitit 1979, Irani asnjëherë nuk kreu agresion kundër Shteteve të Bashkuara; Pra, SHBA është krejtësisht në gabim kur planifikon (ose udhëzon Izraelin) se si të shkatërrojë Iranin.

Presidenti i SHBA-së dëshiron në mënyrë të qartë një pushtim të Iranit, të cilin Izraeli ka filluar ta përgatisë.

Irani është aleat i Rusisë. Më 19 shkurt, agjensia ruse e lajmeve “Tass” theksoi se “Moska i bën thirrje SHBA-së të mos luajë me zjarrin në Siri” dhe publikoi deklaratën e Ministrit të Jashtëm rus që thoshte: “Unë i bëj përsëri thirrje kolegëve amerikanë të mos luajnë me zjarrin dhe të matin hapat e tyre për tek nevojat e menjëhershme të mjedisit politik, si për interesat afatgjata të popullit sirian ashtu edhe për të gjithë popujt e këtij rajoni”.

Këtu kemi një përshkrim të asaj që ka gjasa të shkaktohet nëse Izraeli nis një sulm ushtarak kundër Iranit. Përshkrimi u botua më 22 shkurt, nga eksperti geostrategjik rus Peter Korzun, me nën titullin “Izraeli dhe Irani: Ecja e ngadaltë drejt konfliktit”:

Nëse sulmohet Irani, vendet e tij që lidhen me programin bërthamor do të kryesojnë listën e objektivave kryesorë për raketat izraelite, avionët F-35, F-15, F-16, dronët dhe raketat me rreze të shkurtër Jericho. Ato mund të ndjekin rrugë të ndryshme, por gjithsesi të gjitha rruget do të kërkonin të fluturonin nëpër hapësirat ajrore të Jordanisë, Arabisë Saudite, Irakut, Sirisë ose Turqisë. Asnjë nga këto vende myslimane nuk do ta lejojë hapur Izraelin të përdorë hapësirën e vet ajrore, por ndjenjat anti-irane janë të forta në shtetet arabe të dominuara me suni. Disa prej tyre mund të jenë të gatshëm por me mënyra të tjera. Një marrëveshje klandestine për të lejuar në mënyrë të heshtur aeroplanët izraelitë që të kalojnë në hapësirën e tyre ajrore është plotësisht e mundur. Zemërimi mund të zbulohet publikisht sapo të përfundojë misioni.

Iraku nuk është i fokusuar në monitorimin e hapësirës ajrore të tij, pasi ka shumë probleme të tjera dhe Izraeli mund të përfitojë nga kjo. Rruga përmes Irakut duket sikur mund të jetë opsioni më i mirë.

Distanca që do të duhej të mbulohej do të ishte midis 1.500 kilometrave dhe 1.800 kilometrave (1.120 milje). Avionët gjithashtu do të duhet të bëjnë një udhëtim kthimi, kështu që furnizimi në ajër me karburant do të ishte domosdoshmëri. Izraeli besohet të ketë rreth tetë deri në dhjetë avionë të mëdhenj furnizues tanker (të ngjashëm me Boeing 707s). Vështirë se do të jenë të mjaftueshëm. Ushtria izraelite nuk është aq e aftë në furnizimin me karburant. Nëse avionët duhet që të fluturojnë pa u zbuluar, modelet F-35 duhet të heqin dorë nga armët e tyre të montuara për të ruajtur aftësitë e tyre. Pastaj ngarkesa e tyre do të reduktohet në vetëm dy bomba JDAM të komanduara. Goxha zhgënjim.

Pastaj radarët e Iranit do të duhet të corientohen dhe mbrojtja ajrore, sidomos raketat S-300 të prodhuara nga Rusia, do të duhet të eliminohen. Nuk do të jetë e lehtë.

Izraeli ka disa dhjetëra bomba anti bunker të drejtuara me lazer (GBU-28). Jericho III është një raketë me një ngarkesë prej më shumë se një ton. Të gjitha objektivat kunër Iranit bien brenda intervalit të 6,500 kilometrave (4,038 milje). Këto sulme raketore janë të afta të shkatërrojnë çdo komandë dhe njesi kontrolli, si dhe të gjitha objektet kryesore bërthamore.

Dronët Heron-2 dhe Eitan mund të qëndrojnë në ajër për më shumë se 20 orë rresht për të ofruar udhëzime dhe inteligjencë dhe për të bllokuar komunikimet iraniane dhe për të ngatërruar radarët e tij.

Izraeli do të bënte luftë elektronike kundër infrastrukturës ushtarake dhe civile të Iranit, të tilla si rrjetet elektrike dhe interneti, duke krijuar ndërhyrje në frekuencat emergjente të Iranit.

Pas fillimit të luftës, Izraeli do të vihej nën shenjestër nga sulmet me raketa nga miqtë e Iranit: Hamasi në Rripin e Gazës dhe Hezbollahu në Liban. Hezbollahu ka deri në 150,000 raketa që mund të arrijnë kudo në Izrael. Megjithëse Izraeli posedon një mburojë të sofistikuar ajrore. Një sistem i klasit të parë i zbulimit dhe paralajmërimit të hershëm do ti zbusë pasojat, por dëmet e konsiderueshme do të jenë të pashmangshme.

Trupat izraelite do të duhet të dislokohen në rripin e ngushtë të Gazës dhe të lëvizin nëpër kufirin libanez. Grupi shit do të duhet të luftojë në dy fronte: në Siri për të mbështetur qeverinë e Asadit, dhe në Liban kundër Izraelit. Siria ka gjasa ta gjejë veten të përfshirë në operacione luftarake. Izraeli do të pozicionohet në çdo largësi të mundëshme për të mbajtur Iranin dhe Hezbollahun larg kufirit të tij.

Irani mund të përpiqet të bllokojë Ngushticën e Hormuzit. Por edhe nëse nuk e bllokon, çmimet e naftës në botë do të rriteshin. Irani ose miqtë e tij mund të sulmojnë forcat amerikane në Lindjen e Mesme, kryesisht në Siri dhe Irak. Nëse kjo do të ndodhë, Iraku ka gjasa të bëhet një fushë beteje mes forcave amerikane dhe aleatëve iraniane. Irani mund të ndëshkojë amerikanët për mbështetjen e tyre ndaj Izraelit në Afganistan.

Një sulm kundër aleatit të Rusisë do të ishte një sulm që do të dobësonte Rusinë në një mënyrë të konsiderueshme. A do ti vijë Rusia në mbrojtje aleatit të vet që ka rene viktimë e këtij pushtimi të pajustifikuar nga Izraeli nën prokurën e Amerikës? A do të hakmerret Rusia duke shkatërruar Izraelin dhe ndoshta duke shkatërruar edhe sponsorin e saj?

Shumica e skenarëve të një lufte përfundimtare bërthamore sjellin “gabime”, ose konflikte tradicionalë jo-nuklearë (ndoshta në Siri dhe në Ukrainë, ose në Iran ose në Korenë e Veriut). Ata prodhojnë fitore për njërën palë si për SHBA-në (SHBA-në kundrejt Rusisë në Siri dhe Ukrainë, ose SHBA kundrejt Kinës në Korenë e Veriut), ose për Rusinë (Rusia kundrejt SHBA-së, ose ndryshe Kina kundrejt SHBA-së). Do kemi sulme të shpejta me të gjithë arsenalin bërthamor në njerën anë kundër aleatëve strategjikë të palës tjetër. (Për shembull, nëse Izraeli pushton Iranin, atëherë ndoshta Rusia do të nisë një sulm të shpejtë bërthamor kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara.) Sulmuesi i parë në një luftë të gjithanshme midis superfuqive bërthamore do të ketë shanset më të mira te jetë fituesi. (dmth, në fjalorin ushtarak “fitues” do të thotë thjesht shkaktimi i më shumë dëme palës tjetër sesa ajo që i shkaktohet “fituesit” pavarësisht se si janë dëmtuar të dyja palët dhe pjesa tjetër e botës). Nëse SHBA apo aleatët e saj do të pushtonin më shumë shtete dhe territore se ajo që tashmë kanë bërë (pothuajse të gjithë aleatët e Rusisë), atëherë një sulm rrufe nga Rusia dhe/ose Kina do të ishte i arsyeshëm, sepse atëherë do dukej qartë synimi amerikan për tu bërë pushtues i gjithë botës. Pasi njëra palë e ka humbur konfliktin tradicional në Siri dhe/ose në Ukrainë, ose në vende të tjera, pala tjetër do ta lëshojë rezervën e saj bërthamore kundrejt të tjerëve (me përjashtim të anti-raketave që mban rezervë kundër ndonjë prej raketave të armikut që ende nuk është shkatërruar në sulmin rrufe), ose do të dorëzohet. Do të ketë një ‘fitues’, por e gjithë bota do të jetë humbësi. Kjo është ajo që solli demokracia e Amerikës.

Miliarderët (përfshirë pronarët e interesave kontrolluese në prodhuesit e armëve, klientët kryesorë apo të vetëm të të cilëve janë qeveria e SHBA-së dhe qeveritë e saj aleate, vendimmarrësit demokratikë që kishin fituar pushtet politik për shkak të donacioneve) po planifikojnë që ti mbijetojnë luftës bërthamore. Duket se ata kanë gjetur disa mënyra kryesore për tu mbrojtur:

Kërkoni në google këto fjalë: miliarderët lëvizin në “Zelandën e Re” (billionaires moving to “new zealand”).

Shumë të tjerë po blejnë bunkerë nëntokësore të thellë në vendet ku ata tashmë banojnë për të mbrojtur veten nga shpërthimet bërthamore, megjithëse askush nuk mund të mbrohet (madje as Zelanda e Re) nga dimri që rezulton bërthamor, uria globale dhe vdekjet. Më poshtë janë disa faqe që flasin me detaje për këtë situatë.

 

https://www.zerohedge.com/news/2015-06-14/doomsday-bunker-billionaires
https://www.stuff.co.nz/life-style/home-property/69604963/have-a-peek-inside-an-inviteonly-billionaires-bunker
http://www.dailymail.co.uk/news/article-3123296/The-ultimate-doomsday-escape-California-entrepreneur-builds-1billion-luxury-underground-bunker-tiny-German- village-millionaires-event-apocalypse-survivors-live-year-without-leaving.html
https://www.theverge.com/2015/11/8/9684272/this-month-in-luxury-billionaire-doomsday-bunkers
https://www.zerohedge.com/news/2017-04-15/doomsday-bunker-sales-soar-after-trumps-military-strikes
https://www.zerohedge.com/news/2017-03-25/there-will-be-those-who-perish-next-crisis-and-those-who-survive-underground-luxury

European super-bunker to save the mega-rich in case of Nuclear war opens in Germany  


https://www.vice.com/read/this-guy-is-building-doomsday-shelters-for-billionaires-111
https://www.forbes.com/sites/jimdobson/2015/11/05/billionaire-bunker-inside-the-worlds-largest-private-apocalypse-shelter-the-oppidum
https://www.forbes.com/sites/jimdobson/2015/06/12/billionaire-bunkers-exclusive-look-inside-the-worlds-largest-planned-doomsday-escape

 

Për më tepër rreth asaj që qëndron prapa kësaj mund të lexohet një artikull i shkëlqyer nga Edward Curtin, i cili është publikuar në një seri faqesh me lajme të frikëshme, si Greanville Post, Counter Currents, Global Research dhe Off-Guardian (katër faqet që duhen vizituar rregullisht, nëse një person dëshiron të kuptojë botën e sotme) dhe është titulluar “Luftërat e ardhshme deri tek fundi i të gjitha luftërave”.(“The Coming Wars to End All Wars”)./globalresearch/Gazeta Impakt

155