“Eksperti” amerikan Alon Ben-Meir nxit Islamofobi te shqiptarët

Duke i bërë jehonë një fjalie fashiste kundër Islamit nga Ramush Hajradinaj, izraeliti-amerikan Alon Ben-Meir sulmon shoqërinë civile Islame në Kosovë dhe e portretizon Islamin si rrezik për shekullarizmin në Kosovë.

Në postimin e tij origjinal shkruhet: “Kosovo leaders should know that the main card against Kosovo independence is “Islamization”, if state doesn’t react against those who are spreading this ideology, all the states that are against Kosovo will use this fact to block Kosovo’s integration into the EU Ramush Haradinaj”

“Krerët e Kosovës duhet ta dinë se karta kryesore kundër pavarësisë së Kosovës është “islamizimi”, nëse shteti nuk reagon kundër atyre që po e përhapin këtë ideologji, të gjitha shtetet që janë kundër Kosovës do ta përdorin këtë fakt për të bllokuar integrimin e Kosovës në BE Ramush Haradinaj”- duke cituar Ramush Hajradinajn.

“Eksperti” izraelito-amerikan Alon Ben Meir dhe bashkëpunëtorja e tij katolike Arbana Xharra duke sulmuar komunitetin musliman shqiptar ne Ballkan me shpifje, nxisin instalimin e një aparteidi kundër muslimanëve në Ballkan.

Në një postim tjetër ai shkruan: “A lot of FBPages are promoting #Islamic calling to fight against Kosovo’s secularism. Kosovo has allowed these radicals to preach and controversial #Imams to use mosques against west to increase the number of worshipers. Kosovo’s security institutions must act before its too late”

“Shumë faqe te Facebook-ut po nxisin thirrjen islamike për të luftuar kundër shekullarizmit të Kosovës. Kosova i ka lejuar këta radikalë të predikojnë dhe #imamët kontroversial që të përdorin xhamitë kundër perëndimit për të rritur numrin e adhuruesve. Institucionet e sigurisë së Kosovës duhet të veprojnë para se të jetë tepër vonë”

Në një kohë ku qeveria kosovare ka instaluar mite katolike në regjimin e saj, ku ajo mbyll organizata të shoqësisë civile, arreston hoxhallarë etj, Alon Ben-Meir i bën jehonë një deklarate fashiste dhe anti-demokratike të katolikut Ramush Hajradinaj./GazetaImpakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne