Eksperti amerikan: Siria brenda ligjit, Izraeli mori atë që meritonte

Një analist politik amerikan beson se Siria kishte çdo të drejtë sipas ligjit ndërkombëtar për të rrëzuar avionin izraelit që shkeli hapësirën ajrore të saj.

Ushtria siriane të shtunën rrëzoi një aeroplan luftarak izraelit F-16 që sulmoi pozicionet ushtarake brenda territorit sirian, duke e hedhur atë poshtë në flakë dhe tym. “Izraeli që ka shkelur hapësirën ajrore siriane është kriminel dhe Siria është viktimë. Nëse një vend e dërgon forcën ajrore në hapësirën ajrore të një vendi tjetër pa marrë leje, atëherë kjo është një shkelje serioze e hapësirës ajrore të atij vendi dhe sipas ligjit ndërkombëtar ky vend ka çdo të drejtë për të përdorur të gjitha mjetet e nevojshme për të ndalur agresionin”, tha të shtunën Marcus Papadopoulos, redaktor i revistës amerikane Politics First, në një intervistë për kanalin televiziv iranian Press TV.

“Ky akt i agresionit i kohëve të fundit nga ana e Izraelit me të vërtetë thjesht demonstron përsëri se pse ka shumë probleme në Lindjen e Mesme dhe pse Izraeli është një nga arsyet kryesore për tensionin e tmerrshëm që ekziston në atë rajon. Izraeli duhet të kuptojë se nuk është mbi ligjin ndërkombëtar dhe duhet t’i përmbahet ligjit ndërkombëtar, “shtoi ky analist politik amerikan./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne