Ekspertiza zbardh djegien e trinjakëve: Trupat u karbonizuan nga zjarri

Është zbardhur ekspertiza mjeko ligjore për vdekjen e trinjakëve dje në Romanat të Durrësit.

Sipas ekspertizës vdekja e fëmijëve ka ardhur nga asfiksia e më pas trupat e tyre ishin djegur totalisht, deri në karbonizim.

Trupat e tre 3-vjeçarëve u tërhoqën dje nga morgu, nga ana e familjarëve, të cilës mes dhimbjes së madhe do të mbajnë sot edhe ceremoninë mortore.

Mes të tjerash, djemtë e mitur teksa ishin vetëm në banesë, pasi nëna me dy vajzat e saj më të mëdha dhe i kishin mbyllur brenda, teksa ishin duke luajtur me shkrepëse dhe pasi i kishin vënë flakën perdeve, dhoma kishte marrë zjarr.

Në momentin e tragjedisë nëna 30-vjeçare Migena Konçi, kishte shkuar për një vizitë tek vjehrra, banesa e të cilës ndodhej 100 metra larg nga shtëpia e saj.

Klithmat e trinjakëve 3-vjeçarë që u asfiksuan aksidentalisht brenda banesës së tyre i dëgjoi i pari Orion Isufaj, personi që lajmëroi edhe zjarrfikësit për tragjedinë.

“Sapo kisha mbërritur nga puna kur ndjeva tymin, e pashë që dilte nga shtëpia e Gëzimit.

Kur shkova dëgjova britmat e fëmijëve. Njoftova menjëherë zjarrfikësit.

Ata erdhën për 5 minuta, por unë nuk i ndihmova dot. Nga shtëpia dilte shumë tym”,- pohoi dje Orioni. /albeu

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne