Në një intervistë me Muslim Press, Marcia Hopple tha se “Ekstremet e Donald Trampit si Presidenti i ri dhe politikat e tij mund të ndihmojnë për të sjellë më shumë njerëz në lëvizjen e anti-luftës, paqes dhe drejtësisë.”

Muslim Press: A mund të na tregoni më shumë për organizatën tuaj?

Marcia Hopple: Gratë kundër Luftës (WAW) është themeluar në vitin 2002 për t’i rezistuar lëvizjes drejt bombardimeve të Irakut. Ne vazhduam me misionin tonë të gjerë të promovimit të diplomacisë në vend të luftës, dhe të protestimit ndaj shumë problemeve të politikës amerikane, duke përfshirë shitjen e armëve, luftën e telekomanduar, sulmet parandaluese, vrasjet civile dhe operacionet speciale. Ne mbështetëm marrëveshjen bërthamore me Iranin, dhe e shohim atë si një model për shumë marrëveshje dhe zgjidhje shumëkombëshe diplomatike.

MP: Pasi Donald Tramp është bërë president i Shteteve të Bashkuara, a mendoni se do të ketë më shumë luftëra të imponuara në vende të tjera?

Marcia Hopple: Ai është i pamundur për t’u kuptuar, në këtë mënyrë parashikimet janë të vështira. Duket sikur ai do të vërë anëtarë kabineti disa që nuk kanë të ngjarë të zgjedhin diplomacinë, dhe janë paranojakë në lidhje me terrorizmin dhe grupet e shumta të pakicave.

MP: Gjatë fushatës së tij, ai premtoi për të prishur marrëveshjen bërthamore të Iranit. Si do të ndikojë kjo në marrëdhëniet SHBA-Iran? A mendoni se është duke u zhvilluar një luftë?

Marcia Hopple: Unë nuk e di se si kjo do t’i ndikojë marrëdhëniet, por sidoqoftë, në cfarëdo rasti, ato nuk duken shumë të rehatshme ndërmjet SHBA-së dhe Iranit. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara nuk i kanë hequr sanksionet e tyre në Iran, kështu që bizneset amerikane nuk kanë mundësi për të bërë tregti dhe për të vepruar në Iran. Megjithatë, unë nuk e mendoj SHBA-në si në luftë me Iranin.

MP: Si do të reagonit nëse SHBA-ja pushton një vend tjetër?

Marcia Hopple: Ne protestojmë në mënyra të ndryshme, duke u takuar me përfaqësuesit tanë të Kongresit, duke komunikuar me publikun në lidhje me arsyet për të kundërshtuar pushtimin, tregimet e kostove njerëzore të pushtimit në qarkun e synuar, mesazhet se cilat janë kostot ekonomike dhe pse paratë mund të shpenzohen më mirë në mënyra të tjera, etj

MP: A mendoni se lëvizjet e anti-luftës janë mjaft të forta për të ulur ndjeshëm mundësinë e një lufte?

Marcia Hopple: Ndoshta jo tani që Trampi është president. Mendoj se lëvizja anti-luftë ka bërë një ndryshim të madh në vitet e fundit në drejtim të Sirisë dhe në mbështetjen e marrëveshjes së Iranit. Shih përgjigjen time për të ardhmen, më poshtë.

MP: A punoni gjithashtu për luftën saudite në Jemen? Si e shihni rolin e SHBA-së në këtë luftë?

Marcia Hopple: Ne jemi të shqetësuar se marrëdhëniet e SHBA-së me Arabinë Saudite mbështesin sulmet e tyre në Jemen, abuzimet e tyre të të drejtave të njeriut në vendin e tyre dhe shitjen e armëve të tyre në të gjithë Lindjen e Mesme. Ne vetëm kemi bashkë-sponsorizuar një folës për marrëdhëniet amerikano-saudite dhe rreziqet e tyre. (Medea Benjamin e CodePink. WAW është një degë lokale e CodePink.)

MP: Çfarë fsheh e ardhmja e Grave kundër luftës?

Marcia Hopple: Ne jemi një grup i moshuar pa shumë sukses në tërheqjen e grave të reja (të moshës së mesme) për kauzën. Ato janë ende të preokupuara me karrierën dhe familjet. Por ekstremet e Presidentit të ri dhe politikat e tij mund të ndihmojnë për të sjellë më shumë njerëz në lëvizjen e anti-luftës, paqes dhe e drejtësisë. / Gazeta Impakt

Burimi: Muslim Press

39