Dorian Hatibi, thote para Turqise Shqiperia ishte sikur Parisi

Katoliku i rilindur Dorian Hatibi, i cili edhe pse ka mbiemer turk dhe vjen nga familje muslimane ka bere nje shkrim fantastik me poshte ne faqen e katolikut cam Enkel Demi, 27.al. Ne shkrimin me poshte Hatibi thote qe perpara se te vinin gjysherit e tij turko-hatibe ne Shqiperi, Shqiperia ishte sikur Parisi. Kishte universitete, filozofe, demokraci, intelektuale etj. Por pasi erdhi turku dhe solli Hatibet dhe Ademet (Enkel Demet) erdhi barbarizmi.

Dorian Hatibi eshte prift qe ka predikuar katolicizem ne Kube dhe Kine, ndersa tani eshte militant socialist, dhe me mik eshte bere drejtor i Sherbimit Social Shteteror dhe profesor ne Universitetin e Durresit ne departamentin e shkencave politike. Kjo eshte Shqiperia! Vend i mbushur me njerez te paimagjinueshem.

Ky shkrim eshte botuar ne faqen militante te Partise came PDIU e cila ndihmohet nga Turqia!

 

Çfarë kishim para pushtimit turk…

Nga Dorian Hatibi*

Sot, dua ta përkujtoj Skënderbeun duke bërë një listë me gjërat që kishim para pushtimit turk e që “vëllezërit” turq, nga dashuria për ne, na i hoqën për 5 shekuj:

– Kishim një Universitet në vitin 1380 në Durrës. Qe te krijoni idenë: Gjermania e ka hapur universitetin e parë 6 vjet pas Durrësit (Heidelberg University).

– Kishim 6 qytete plotësisht të zhvilluara po aq sa Firence, Venecia, Marseja apo Parisi. (Durrësi, Shkodra, Drishti, Lezha, Berati dhe Preveza)

– Kishim klasën tonë aristokratike me 8 familje bujarësh (Balshajt, Topiajt, Muzakajt, Kastriotët, Arianitët, Zebenishtët, Shpatat dhe Dukagjinët) të lidhura në martesë deri edhe me Habsburg-ët dhe Bourbon-ët.

– Kishim filozofët tanë humanistë që bënin “kërdinë” në Europë me idetë e tyre dhe ishin këshilltarë të familjeve perandorake në Hungari, Itali dhe Austri. (Gjon Gazhuli, Pal Engjëlli, Leonik Tomeo dhe Gjon Durrsaku)

– Qytetet tona kishin Statute dhe qeveriseshin me Demokraci, ndërkohë që Amerika fjala vjen qeverisej nga indianët Cherokee apo fiset Azteke që pinin akoma gjak njeriu dhe jetonin si kanibalë.

– Në Durrës intelektualizmi ishte aq i lartë sa kemi të dokumentuar në shekullin e XII për herë të parë notën e protestës së një Metropoliti Ortodoks, i cili i shkruan Konstandinopojës, kundër skllavërisë 300 vjet përpara se në Europë të fillonte si debat.

– Në Durrës bëhej tregti deri edhe me Tunizinë, Ukrainën dhe me Francën që në shekullin V-VII. Ndërkohë që për shembull vendet skandinave jetonin ende duke adhuruar pemën apo malin.

– Kisha e Shqipërisë kishte nxjerrë kardinal (dhe kardinal nuk ishte gjë e vogël atëherë).

Çfarë ndodhi më pas? Asgjë! Thjeshtë erdhi turku.

* Autori është i diplomuar në shkenca politike, psikologji dhe histori, si dhe është ligjërues në Universitetin e Durrësit. Titulli origjinal i shkrimit ishte: “Para pushtimit turk kishim zhvillim”. / 27.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne