EKSTREMISTI KATOLIK, GJERGJ DEDAJ SHKEL RREGULLAT E KOMUNIKACIONIT PËR T’I IKUR GAZETARES

Ekstremisti katolik Gjergj Dedaj ka barazuar Turqinë me Serbinë. Një deklaratë e pabazë dhe nosens pasi dihet mjaft mirë se çfarë aleati është Turqia për Kosovën. Për këtë deklaratë idiote Partia Fjala kërkoi menjëherë dorëheqjen e tij dhe të largohet nga pozitat zyrtare.

Po ashtu komuniteti turk në Kosovë ka ngritur kallëzim Penal kundër këtij ekstremisti katolik, Gjergj Dedaj.
Ertan Simtiç nga komuniteti turk në Kosovë ka dërguar kallximin penal në Prokurorinë themelore të Prizrenit.
Megjithatë çështja e Dedës duket se nuk do përfundojë me këtë kallëzim.
Fikrim Damka, deputet turk në Kuvendin e Kosovës thotë se do bisedojnë me partnerët e koalicionit për këtë. Ai shton se po pret nga kryeministri, shkarkimin e Dedës. Televizioni 7 për dy ditë ka tentuar të marrë përgjigje nga Dedaj, mirëpo i njëjti nuk iu përgjigj kërkesave të televizionit.

Duke i ikur pyetjeve të gazetarëve të Frontalit, ekstremisti Dedaj shkeli edhe rregullat e komunikacionit. Zgjodhi heshtjen përballë pyetjeve që kanë të bëjnë me raportet e tij me turqit.

Gazeta impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne