EKSTREMISTI KATOLIK GJERGJ DEDAJ THUR LAVDE PËR SHTETIN E TURQISË

Ekstremistit katolik dhe fashistit Gjergj Dedaj si duket i ka bërë efekt emërimi i tij në postin e diplomatit në Shkup, sa i përket qasjes ndaj Turqisë.

Ndonëse ditë më parë kishte thumbuar thuajse çdo ditë, përmes statuseve në “Facebook”, ai sot dha një deklaratë ndryshe prej herave të kaluara. Përmes një postimi në Facebook, Dedaj ka thënë se Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është partner strategjik i Republikës se Kosovës.

“Në Shkup do të jam përfaqësues i Republikës se Kosovës, i të gjitha komuniteteve pa dallim etnie, gjuhe,religjioni dhe ideologjie politike. Turqia është shtet mike e cila ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe është partner strategjik i Republikës se Kosovës, kurse Serbia e sotme, me te cilën duhet ta tejkalojmë te kaluarën dhe te kemi njohje dhe bashkëpunim reciprok fqinjësore dhe ndërshtetërore!”, ka shkruar Dedaj.

Por, ai ditë më parë i kishte barazuar shtetin e Turqisë dhe Serbisë. Dedaj kishte thënë se të dyja këto kanë qëllim kthimin e regjimit të tyre në Kosovë.

Burimi: Insajderi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne