Ekstremistja katolike Alma Lama thotë që Kosova nuk është shtet musliman

nga Antonio Pannullo.

Ku po shkon Kosova? Il Secolo d’Italia intervistoi Alma Lamen, ambasadoren e Kosovës që nga nëntori i vitit 2016, anëtare i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputete në dy legjislatura.

Ambasadore e nderuar, kanë kaluar dhjetë vjet që kur vendi juaj është shpallur i pavarur nga Serbia. Pavarësia nuk njihet nga të gjitha vendet anëtare të OKB-së dhe Kosova ende administrohet nga një mision i OKB-së. Shteti juaj ende pretendohet nga Serbia. A po tejkalohen këto polemika apo ende vazhdojnë të ndodhin?

Kosova ka qenë shtet i pavarur dhe sovran për dhjetë vjet. Për të arritur në fazën e pavarësisë, u nevojiten përpjekje të mëdha nga populli i Kosovës i cili për një shekull të tërë keqtrajtohej dhe diskriminohej nga regjimet e ndryshme të Beogradit. Ndërsa lufta e viteve 1998-1999 solli fundi e tyre. Fatmirësisht konfliti perfundoi me ndërhyrjen ushtarake e NATO-s. Ai ishte kapitulli i fundit i dekadave të përgjakshme. Kjo nuk ka të bëjë me rimarrjen e territorit të Serbisë. E drejta historike triumfoi në vitin 1999, në sajë të zbatimit të një axhende humanitare prej institucioneve më të larta ndërkombëtare dhe mbi të gjitha pasi kjo agjendë i përmbahej ligjeve te imponuara nga Perëndimi. Polemika mbi pavarësinë e Kosovës do të vazhdojë derisa politikanët serbë të ushqejnë popullin serb me përralla dhe legjenda që nuk kanë të bëjnë fare me realitetin e Kosovës. Aktualisht, Kosova është e njohur nga pothuajse të gjitha vendet e BE-së dhe nga bota demokratike, si dhe nga shumica e vendeve të Kombeve të Bashkuara. Tani kemi 117 njohje përkundër pengesave të Rusisë dhe Serbisë, dhe numri i tyre po rritet nga viti në vit. Në lidhje me Serbinë, ne jemi të përfshirë në një dialog të ndërmjetësuar nga BE dhe pjesa konstruktive në këtë dialog jemi ne, pavarësisht nga plagët e pashlyera. Serbia, nga ana tjetër, nuk po dëshmon gadishmërinë për të zbatuar marrëveshjet që ka nënshkruar.

Ka shqetësime në Evropë dhe veçanërisht në Itali se Kosova është një nga dy shtetet muslimane mu në zemër të Evropës. Është folur per qendra të rekrutimit dhe trajnimit të xhihadistëve në Kosovë dhe Bosnje me destinacion luftën e shenjtë ne Siri, Iraku dhe Afganistanin. Mund ta mohoni këtë lajm?

Në radhë të parë, Kosova nuk është shtet mysliman, por një shtet laik, në të cilin feja ndahet nga shteti dhe ai e respekton lirinë fetare si në çdo vend tjetër demokratik. Kosova ka kushtetutën më moderne në Evropë në aspektin e lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe kujdeset me bujari për minoritetet. Pjesa më e madhe e popullsisë i përket trashëgimisë së Islamit të moderuar, por si ne të gjitha vendet e tjera evropiane, një pjesë e madhe e popullsisë së Kosovës është thellësisht laike. Çdo etiketim si një shtet mysliman është i gabuar. Sa i përket fenomenit të ekstremistëve, e pranoj se ata të pranishëm në shoqërinë tonë. Ky është një fenomen i pasluftës kur organizatat e ashtuquajtura humanitare pushtuan Kosovën dhe disa prej tyre predikonin edhe agjendat fetare. Është e rëndësishme të theksohet se shteti i Kosovës ka reaguar fuqishëm kundër eksponentëve të rrezikshëm, duke arrestuar disa. Kosova nuk ka qendra trajnimi për xhihadistët por ka pasur disa njerëz që kanë shkuar në Siri në fillimet e luftës. Që nga viti 2014, kur kemi miratuar ligjin që ndalon qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë në konfliktet e huaja, asnjë qytetar i Kosovës nuk ka shkuar në Siri. Mendoj se imazhi i Kosovës si një vend i radikalizuar, i paraqitur nga disa media joprofesionale ose nga propaganda e Beogradit, është shumë e dëmshme dhe larg nga e vërteta. Çdokush që vjen në Kosovë i sheh të rinjtë në rrugë që i përkasin një kulture të vetme, përkatësisht asaj evropiane.

Deri pak vite më parë, trupat ndërkombëtare, duke përfshirë ato italiane, u detyruan të monitoronin vendet e adhurimit te besimit ortodoks në Kosovë, siç janë manastiret e Deçanit. A mund të thoni se kush qendron pas gjithë kësaj?

Për shumë vite, që nga koha e administratës ndërkombëtare UNMIK, shumica e kishave dhe ambjenteve fetare serbe mbrohen nga policia e Kosovës, e cila është kryesisht shqiptare etnike. Të dhënat zyrtare të policisë si edhe të organizatave që monitorojnë marrëdhëniet ndëretnike në Kosovë, tregojnë se pas pavarësisë nuk pati ndonjë aksident serioz në këto vende. Ne kemi gjithashtu kishën e paligjshme dhe politike të ndërtuar në kohën e Slobodan Millosheviçit me në oborrin e Universitetit të Prishtinës, të cilin askush nuk e ka prekur deri më tani, pavarësisht faktit se e tërë shoqëria është kundër tij. Sa i përket manastirit të Deçanit, ai vazhdon të mbrohet nga Kfori italian, edhe pse policia e Kosovës ka treguar vullnetin për ta mbrojtur atë. Megjithatë, ky manastir është subjekt i disa proceseve gjyqësore me banorët lidhur me tokën që zotëron dhe ka pasur mosmarrëveshje herë pas here. Shteti i Kosovës ka ofruar mbrojtjen më të mirë të mundshme ligjore, duke i deklaruar manastiret serbe zona të mbrojtura, të cilat janë pjesë e pasurisë së Kosovës.

A mund të siguroni sot qeveria e Kosovës nuk ndikohet nga ekstremistët islamikë të UÇK-së?

Së pari, ekstremistët islamikë nuk kanë të bëjnë aspak me UÇK-në. Uck ishte një ushtri e popullit të Kosovës që luftoi për liri dhe nuk kishte lidhje me ndonjë lëvizje fetare të brendshme apo të jashtme. Qeveria e Kosovës është laike dhe nuk ka të bëjë me këto ndikime.

Le të ndryshojmë temën dhe të shkojmë përpara në të ardhmen. Cilat janë vendet me të cilat Kosova ka shkëmbimin më komercial dhe cilat janë perspektivat e ardhshme të tregtisë?

Kosova ka marrëdhënie tregtare me të gjithë fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, me të cilët nuk kemi marrëdhënie të mira politike. Ka marrëdhënie më intensive tregtare me vendet e Bashkimit Evropian, përfshirë Italinë, me të cilën po punojmë për ti intensifikuar këto marrëdhënie. Sa për të ardhmen, ne synojmë të hyjmë në BE dhe të shohim të ardhmen tonë dhe ekonominë në këtë familje të madhe. Kemi nënshkruar tashmë Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, na është dhënë mundësia që të jemi pjesë e shumë programeve të komunitetit, kemi nevojë për më shumë investitorë të huaj, të cilët nga ana e tyre duhet të informohen më mirë dhe në mënyrën e duhur për Kosovën. Këtu mediat mund të luajnë një rol pozitiv, duke reflektuar Kosovën e sotme, e cila është një vend normal me shumë mundësi të mira investimi, në vend që të paraqesë një imazh të së kaluarës të karakterizuar nga luftërat dhe konfliktet. Vitin e ardhshëm bëhen saktësisht 20 vjet që nga përfundimi i luftës dhe Kosova ka përparuar ndjeshëm.

Administrata e UNMIK-ut dhe NATO-s së shpejti do të përfundojë misionin. Cilat janë burimet ekonomike dhe komerciale që vendi juaj të mund të qëndrojë në këmbët e veta dhe të mos varet nga ndihma ndërkombëtare?

Administrata e UNMIK-ut e ka përfunduar misionin e saj që nga shpallja e pavarësisë dhe aktualisht nëse ka një zyrë në Kosovë, e ka pafuqi ekzekutive. Sa i përket NATO-s, ai vazhdon të jetë i vetmi garantues për sigurinë e Kosovës, me një prani të reduktuar të trupave ushtarakë, duke pasur parasysh se situata në rajon është e qetë. Kosova ka potencial të madh ekonomik. Është një vend që ka miniera të pasura, është ndër vendet e pasura në Evropë për linjit, ka potencial të madh për zhvillimin e kulturave bujqësore por edhe për industrinë e lehtë dhe të tekstilit. Aktualisht, ndihma ndërkombëtare për Kosovën është shumë e vogël. Ndihma e BE-së dhe SHBA-së është kryesisht e fokusuar në programet e demokratizimit dhe sundimit të ligjit. Po kështu, vende te vecanta mbështesin kryesisht programet e trajnimit dhe investimet për zhvillimin ekonomik. Nga ana tjetër, Kosova mbetet ende nën misionin e BE-së për sundimin e ligjit. EULEXi gjithashtu financohet nga fondet e BE-së. Kosova ka një buxhet shumë të kufizuar që nuk i plotëson nevojat e zhvillimit dhe të popullsisë, por së paku është i qëndrueshëm në aspektin e borxhit vendas dhe atij të jashtëm.

Së fundi, një pyetje në lidhje me ndjenjat e vërteta të popullatës kosovare. Sipas mendimit tuaj, për të ardhmen, a mundet që populli ta vlerësojë një aneksim me Shqipërinë, ndoshta edhe me një referendum specifik, ose a egziston projekti i të ashtuquajturës Shqipëria e Madhe? Ju kujtoj se në vitin 1999 në qendër të Tiranës ka pasur një zyrë për tu regjistruar në UÇK.

Ideja e Shqipërisë së Madhe nuk ishte projekt politik i këtij shekulli apo i shekullit të kaluar, por për shkak të pushtimeve ekzistonte një lëvizje për mbrojtjen e territoreve shqiptare midis fundit të shekullit 19 dhe fillimit të shekullit të 20-të. Ideja e Shqipërisë së Madhe është një propagandë e Serbisë për të kompensuar ambiciet e tyre për Serbinë e madhe. Është një projekt politik që serbët u përpoqën ta zbatonin me dhunë deri në luftën e fundit, pra në Kosovë në vitin 1999 dhe tani me krijimin e konflikteve në pjesën veriore të Kosovës dhe në ndonjë vend tjetër në rajon. Lufta për çlirimin e Kosovës nga Serbia është mbështetur natyrshëm nga i gjithë populli shqiptar në mënyra të ndryshme, sepse janë të njëjtët njerëz./secoloditalia/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne