El Xhezeri shpikësi muslimanë

El-xhezeri konsiderohet si një nga kokat e inxhinierisë mekanike në histori, shpikjet e të cilit çuan në hapjen e derës për shfaqjen e një sërë mekanizmash të tjerë të cilët luajtën një rol bazë në revolucionin industrial në Evropë.

Emri i tij ishte Ebul Iz Ismail ibnu Rezaz El-xhezeri dhe ka lindur në Cizre, qytet të cilin arabët e njohin si Gadishulli i Ibnu Umer, prej të cilit ka marrë dhe mbiemrin. Qyteti ka qenë pjesë e rajonit të njohur si Sham, ndërkohë që sot i përket Turqisë dhe ndodhet në vijën kufitare me Sirinë. Edhe pse nuk ka det, e kanë quajtur si gadishull për shkak të lumenjve të shumtë.

El-xhezerij arriti të shpikë mekanizma vetëlëvizës, të cilët punonin pa ndihmën e njeriut. Libri i tij “Mekanizmat” përmban plane të njëqind mekanizmave mekanike dhe shtjellime si mund të prodhohen. Ai përdorte rrjedhën e fortë të ujit për vënien në punë të shpikjeve të tij.

Historianët mendojnë se El-xhezerij është hallka lidhëse në historinë e prodhimit të mjeteve moderne. Zbulimet e El-xhezerij çuan në shpikjen e boshtit me gunga një pjesë e rëndësishme e punës së motorit.

Shpikjet e tij, El-xhezerij i përdorte në shumë fusha, si bujqësia për vaditjet me ujë etj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne