Elbasan/ “Çmendet” 30-vjeçari, i ve flakën banesës së vjehrrit pas sherrit

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit këtë të martë. Çlirim Kasa, banues në fshatin Reçan, Elbasan, në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjehrrin, M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së këtij të fundit. Si pasojë e flakëve është shkrumbuar plotësisht banesa e M.S.

Sipas policisë, nga zjarri nuk ka asnjë person të lënduar. 30-vjeçari do përballet me dy akuza “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhunë në familje”.

Njoftimi i Policisë: 

Elbasan

Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u arrestua në flagranc shtetasi :

Çlirim Kasa, 30 vjeç, banues në fshatin Reçan, Elbasan. Pasi në fshatin Reçan, Elbasan në konflikt e sipër për motive të dobëta me vjerrin, shtetasin M.S., 63 vjeç, i ka vënë zjarrin banesës së vjerrit.

Si pasojë e flakëve është djegur plotësisht banesa e shtetasit M.S. Nga zjarri nuk ka asnje person të lënduar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Dhuna në familje”, të parashikuar nga nenet 151/2 , 130/a të Kodit Penal.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne