Elbasan, po kalonin te vijat e bardha, mjeti përplas nënën me djalin 10 muajsh në karrocë

Një aksident ka ndodhur në orët e paradites së sotme në qendër të Elbasanit. Ngjarja është shënuar pranë rrethrrotullimit të bashkisë, ku janë përfshirë nënë e bir.

Një automjet ka përplasur një grua, e cila ka qenë duke kaluar te vijat e bardha së bashku me fëmijën 10 muajsh me karrocë. Të dëmtuarit janë dërguar menjëherë në spital, ku mësohet se foshnja po i nënshtrohet kontrollit mjekësor.

Nga informacionet e para, bëhet e ditur se nënë e bir nuk kanë probleme serioze nga përplasja.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne