Elbasan/ Zv.Ambasadori i Palestinës vizitë në Myftini

Zv/Ambasadori i Palestinës në Shqipëri Hani Hyssein ka qenë në Elbasan në një vizitë të veçantë në Myftininë e Elbasanit. Ka qenë myftiu i këtij qyteti Z.Agim Duka ai qe priti atë.  Duke i uruar mirëseardhjen në Elbasan, Myftiu i shprehu z. Hussein kënaqësinë e kësaj vizite në Myftininë e Elbasanit.

Ngjarjet e fundit në Jerusalem ishin shqetësimi i zv/ambasadorit. Gjithashtu edhe myftiu Duka shprehu mbështetjen e tij për popullin Palestinez.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Dr. Arben Ramkaj, anëtar i Këshillit të përgjithshëm të KMSH,z. Altin Sulmina, administrator i Myftinisë Elbasan, Zamir Muzhaqi,antar i këshillit të myftinisë dhe Renato Haxhiaj, drejtor i Radios Albania Fm në Myftininë Elbasan.

Myftiu Duka ndër të tjera u shpreh se çështia Palestineze duhet të zgjidhet konform rezolutave dhe ligjit ndërkombëtar.

Me rastin e kësaj vizite, Myftiu i dhuroi z. Hussein një punim artistik me pamje nga qyteti i Elbasanit, duke shprehur se ky qytet është simbol i bashkëjetesës ndërfetare dhe si rrjedhojë edhe i paqes.

/ElbasaniNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne