“Emërohet ambasadori i ri i BE-së në Shqipëri, ka shkruar ligjet e vettingut”

Politikani dhe avokati, Spartak Ngjela shkruan në lidhje me dënimin e ish- kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski duke hequr një paralele me ngjarjet e fundit në vendin tonë.

Ai shprehet se nga Brukseli ka lajmë për emërimin e ambasadorit të ri në Shqipëri.

Ngjela nuk zbulon emrin e kryediplomatit evropian që do të zëvendësojë Romana Vlahutinin, por zbulon se ai është shkruesi i ligjeve të vettingut për Shqipërinë.

STATUSI I PLOTE

Sot gjykata e Shkupit dënoi 6 vjet e 6 muaj ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski.

Akuza u mbështet në blerjen e paligjshme, si kryeministër, të një automobili më çmim 600 000 Euro.

Këtu te ne kjo lloj blerje është një gjë normale për korrupsionin kryeministror shqiptar. Por mos mendoni që nuk është hetuar.

Të gjitha janë hetuar.

Akuzën Gruevskit ia ka ngritur Prokuroria Speciale e cila shumë shpejt do të fillojë edhe në Shqipëri nga funksionimi i saj.

Dhe procesi, jo vetëm që do të shpejtohet, por edhe do të ashpërsohet profesionalisht nga ndërkombëtarët.

Ndërkohë është emëruar ambasador i BE dhe pritet të vijë në Shqipëri nga Brukseli, autori që ka shkruar të gjitha ligjet tona të vetingut.

Doktrinar i rreptë juridik, dhe personalitet në jurisprudencë, që sigurisht se po vjen në Tiranë që të përfundojë segmentin e fundit të implementimit ligjor të Reformës në Drejtësi.

Sigurisht që këtu, është vendi të theksohet se edhe zonja Vlahutin, ka dhënë një kontribut të çmuar për çlirimin e shqiptarëve nga zgjedha njëzetvjeçare e korrupsionit kryeministror në Shqipëri. Ajo tashmë është një personalitet ndërkombëtar që ka hyrë në historinë e Shqipërisë, siç kanë hyrë dhe shumë figura të tjera ndërkombëtate para saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne