Emigrantët mbyten në Mesdhe, Salvini i “pamëshirshëm”: Do të kthehen mbrapa

Bilance lufte mund të konsiderohet mbytja e më shumë se 200 emigrantëve në Detin Mesdhe gjatë muajit janar. Organizata Ndërkombëtare e Migracionit ka treguar se numri i emigranteve që po tentojnë të mbërrijnë në brigjet e Europës është dyfishuar.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka folur për mediat e vendit, ku ka deklaruar se të gjithë ata emigrantë që do të arrijnë të shpëtohen do të riatdhesohen menjëherë në vendin e tyre.

“Do të shpëtohen, siç bëri roja bregdetare libiane këtë fundjavë dhe do të kthehen prapa. Kështu njerëzit do të detyrohen të mos paguajnë skafistët për një udhëtim që nuk ka të ardhme, sepse përndryshe përfundojnë o me vdekje ose me një jetesë jo dinjitoze rrugëve të Italisë”, tha Salvini për mediat italiane.

Kujtojmë se Salvini po mban politika të ashpra ndaj emigrantëve ilegal edhe pse Italia është një nga shtetet ku emigrantët po dynden më së shumti.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne