Emigrantët në Greqi protestojnë kundër Ramës

Emigrantët në Greqi kanë dalë për të protestuar para ambasadës shqiptare në Athinë, kundër qeverisë Rama.

Mësohet se protesta u organizua nga dega e Partisë Demokratike në Greqi, por u mbështet edhe nga emigrantë të tjerë, jo partiak.

Protestuesit, përmes fjalimeve të mbajtura, kërkuan largimin e qeverisë së Edi Ramës, për t’i hapur rrugë zgjidhjes politike në vend, pasi sipas tyre, qeveria aktuale ka braktisur interesat e qytetarëve, dhe nuk do t’ia dijë për premtimet që ka dhënë në lehtësimin e jetës së emigrantëve shqiptarëve në Greqi.

Ata e cilësuan qeverinë “Rama” si hajdute dhe mashtruese, ndërsa kreu i degës së PD në Greqi, Fatmir Gjoci, u shpreh se kjo qeveri ua ka nxirë faqen shqiptarëve në emigracion me imazhin e kanabizimit dhe të kryeministrit që ka ardhur në pushtet me blerjen e votave nga krimi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne