Emigrimi i vendeve të Ballkanit për në Evropën Perëndimore

Sipas raportit të OKB-së të përgatitur vitin e kaluar, për shkak të migrimeve të lidhura me problemet ekonomike, në popullsinë e vendeve të rajonit deri në vitin 2050 pritet një rënie shumë e madhe. Kushtet ekonomike dhe standardet më të mira të jetesës të cilat i ofrojnë shtetet e Evropës Perëndimore, shkakton që popullsia e kualifikuar në vendet e Ballkanit të migrojë në këto vende, ndërsa ekziston shqetësimi se këto migrime masive në një të ardhme të afërt do të shkaktojë problem serioz të fuqisë punëtore.

Përveç Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë që synojnë anëtarësimin në Bashkimin Evropian (BE), edhe Rumanisë dhe Bullgarisë të cilët u anëtarësuan në BE në vitin 2007 dhe Kroacia në vitin 2013, u largohet fuqia e kualifikuar punëtore drejt vendeve të Evropës Perëndimore, të cilat i shohin si më “atraktive”.

Ligji i ri për emigrim të cilin Gjermania planifikon ta miratojë, tregohet si një ndër elementet kryesore që shkakton migrimin në vendet me ekonomi më pak të zhvilluar të Ballkanit, ndërsa edhe norma e ulët e natalitetit në raport me mortalitetin është ndër faktorët e rëndësishëm të zvogëlimit të popullsisë. Në Maqedoni njoftohet se ka pasur megrim intensive. Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të Maqedonisë, në periudhën prej vitit 1994 deri më 2013, nga vendi kanë migruar 11.380 persona. Ndërsa shumë institucione ndërkombëtare, përfshirë edhe Bankën Botërore, theksojnë se ky numër është mes 450.000 dhe 630.000. Një ndër shkaqet më të rëndësishme për dallimin e madh mes shifrave janë migrimet ilegale dhe moskryerja e regjistrimit të popullsisë nga vitit 2002.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne