Emine Erdogan dhe Sebija Izetbegoviç hapën Klinikën e Hematologjisë në Sarajevë

Emine Erdogan, bashkëshortja e Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, hapi Klinikën për Hematologji në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës (QKUS), e cila u financua nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA).

Përveç Emine Erdogan, në ceremoninë e hapjes morën pjesë drejtori i QKUS Sebija Izetbegoviç dhe Zëvendësdrejtori i TIKA-s Birol Cetin.

Sebija Izetbegoviç informoi Emine Erdogan rreth klinikës në të cilën do të mund të trajtohen 300 persona njëkohësisht.

Bashkëshortja e presidentit turk gjatë qëndrimit të saj në Sarajevë vizitoi edhe Shtëpinë e Fëmijëve pa Përkujdesje Prindërore në Bjelave. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne