Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina marrëveshje për një zonë tregtare në Dubai

Kina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) nënshkruan të enjten një marrëveshje për krijimin në Dubai të një zone tregtare para një vizite mbrëmjen e së njëjtës dite të Presidentit kinez, Xi Jinping, në Abu-Dabi, njoftoi “DP World”, partner i projektit.

Kjo strukturë, me një sipërfaqe prej 3 km2, do të vendoset brenda zonës më të madhe të lirë të Lindjes së Mesme, atë të Xhebel Ali në Dubai.

Bëhet fjalë për një zonë strategjike, sepse përgjatë rrugës detare synohet të mundësohet për Kinën që t’i bashkohet Afrikës dhe Evropës nëpërmjet detit të Kinës dhe Oqeanit Indian, në kuadër të rrugëve të reja të mëndafshit.

Ky projekt kinez prej më shumë se 1 trilion dollarësh u prezantua nga Presidenti kinez, Xi Jinping, në vitin 2013, për krijimin e rrugëve, porteve, linjave hekurudhore dhe parqeve industriale nëpërmjet Azisë, në portet e Evropës dhe deri në Afrikë.

“Zona tregtare do të zhvillohet në partneritet me “Zhejiang China Commodities City Group”, theksoi “DP World”, operatori i madh portual i Dubait, i cili nuk ka dhënë detaje për koston e projektit.

Kina është partneri i parë tregtar i EBA-s. Tregtia mes dy vendeve ka arritur në më shumë se 53,3 miliardë dollarë në vitin 2017, ku 90% është e përbërë nga eksportet kineze, sipas Ministrisë së Financave të EBA-s./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne