Emiratet kritikojnë vendimin e Katarit për të ringjallur lidhjet me Teheranin

Ministri këshilltar i çështjeve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe kritikoi vendimin e autoriteteve të Katarit për të rifilluar marrëdhëniet me Republikën Islamike të Iranit në nivelin e ambasadorit.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, Anvar Kargash, Ministri këshilltar i çështjeve të jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një postim të tij në tuiter ka pretenduar: Katari kërkon justifikim për rivendosjen e lidhjeve me Teheranin dhe justifikon kthimin e ambasadorit të saj në Teheran duke zgjeruar marrëdhëniet tregtare midis dy palëve. Ai ka shtuar: Do të ishte më e mençur që Katari të angazhohet seriozisht në zgjidhjen e çështjeve të veta dhe krizës aktuale, por Doha ka intensifikuar problemet e saj duke njoftuar planet e saj në Jemen. Ministria e jashtme e Katarit me anë të një njoftimi bëri të ditur kthimin e ambasadorit katariot në Teheran. Në këtë njoftim thuhet se Katari rikthen ambasadorin e tij në Teheran për të vazhduar përgjegjësinë dhe detyrat diplomatike të tij. Katari janarin e vitit të kaluar e kishte thirrur ambasadorin e tij në Iran. Në të njëjtën kohë ministria e jashtme e Katarit ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale me Republikën Islamike të Iranit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne