Emiratet pushtojnë një ishull të Jemenit dhe ndërtojnë bazë ushtarake!

Sajti francez Intelligence Online zbuloi se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërtuar një bazë ushtarake në një ishull strategjik në Jemen duke e kthyer ishullin bregdetar jemenas Segtari në një zonë ushtarake.

Intelligence Online e përshkruan veprimin e Emirateve si okupim të ishullit Segtari të Jemenit. Ky sajt shton se Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur një ushtri prej pesë mijë luftëtarësh në ishullin e Segtari të Jemenit, dhe kjo ushtri merr financim dhe armë nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Emiratet e Bashkuara Arabe po kërkojnë gjithashtu të ndryshojnë përbërjen demografike të ishullit Segtari në favor të stabilizimit të pozitës së tyre në këtë rajon të Jemenit. Ashtu si Arabia Saudite, edhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë një komunikim të gjerë me agjencitë perëndimore aktive në spiunimin dhe aktivitetet terroriste dhe në ofrimin e mercenarëve. Ndërkohë, ka pasur lajme për rolin e gjerë të Emirateve në zhvillimin dhe trajnimin e grupeve terroriste në Jemenin jugor, duke reflektuar intolerancën e tyre të plotë në rajon. Në përputhje me qëllimet e tilla ambicioze, dominimi i disa prej ishujve të Jemenit është në axhendën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ishulli  Segtari ka rëndësi të madhe strategjike, pasi ai shtrihet në hyrjen e Gjirit të Adenit nga Oqeani Indian. EBA ka marrë kontrollin e jugut të Jemenit dhe të ngushticës Bab al-Mandab dhe përpiqet qe këtë rajon t’a ndërlidhë me bazat ushtarake të tij në bririn e Afrikës. Qëllimi i Emirateve të Bashkuara Arabe është të qëndrojë pranë Arabisë Saudite dhe në pamje të parë të rivendosë në pushtet Abd Rabbo Mansur Hadi, president i dorëhequr i Jemenit, i cili konsiderohet të jetë vasal i sundimtarëve arabë, por në thelb qëllimi kryesor është sigurimi i pranisë së përhershme ushtarake të EBA në Jemen dhe zgjerimi i ndikimit në zonën strategjike të Ngushticës së  Bab al-Mandab. Në këtë kuadër, sajti informativ Tactical Report njofton për lidhjet dhe bashkëpunimin e ngushtë mes funksionarëve emiratas dhe Pentagonit për shtimin e ndikimit të Emirateve në hapësirën detare të rajonit. Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të ndjekjes së politikave të SHBA në rajon, kanë krijuar baza ushtarake në Jemen, Eritrea, Xhibuti, Somali dhe ka marrë me qira një numër portesh nën justifikime të ndryshme. Pas ishullit Segtari, ndodhet ishulli Mejan, i cili i vendosur në qendër të Bab al-Mandab, është strategjikisht i rëndësishëm. Gazeta amerikane New York Times shkruan se Emiratet e Bashkuara Arabe, pa miratimin e qeverisë së Jemenit, gjithashtu e kanë kthyer ishullin Mejan në një bazë ushtarake. Përmes një pazarllëku midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Mansur Hadit, presidentit të dorëhequr të Jemenit, ishujt Sektari dhe Mejan i janë dhënë me qera Abu Dhabit për 99 vjet. Përmes këtyre mashtrimeve, Emiratet e Bashkuara Arabe gjithashtu ndjekin politikat e fuqive hegjemoniste perëndimore, veçanërisht Shteteve të Bashkuara, për të copëtuar Jemenin. Sundimtarët arabë duke përdorur mjetet e terrorizmit dhe agjentët mercenarë po ndjekin qëllime të ndryshme, duke synuar të zgjerojnë ndikimin në zhvillimet në rajon në kuadër të qëllimeve dhe diktateve të Perëndimit. Arsyeja pse Kombet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të ndalojnë agresionin ushtarak të Arabisë Saudite kundër Jemenit është sepse Shtetet e Bashkuara Britania, Izraeli dhe lakenjtë e tyre arabë po përfitojnë nga kjo luftë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne