Emiri i Katarit: Irani është fqinji ynë

Tamim bin Hamd al-Thani, emir i Katarit në një intervistë për emisionin 60 Minuta të kanalit CBS që u transmetua i plotë ditën e hënë, ka thënë: Irani është fqinji ynë. Në kohën kur 4 vende na sanksionuan vetëm nëpërmjet Iranit arritëm të plotësonim nevojat për ushqime dhe medikamente.

Emiri i Katarit shtoi se ai synon t’i japë fund kontestit me 4 vendet sanksionuese, bojkotimi i të cilëve ka nisur prej 5 qershorit. Asnjë gjë nuk është më lart se dinjiteti dhe sovraniteti ynë. Megjithatë ne duam tu japim fund mosmarrëveshjeve. Unë gjithmonë kam theksuar se në rast se ata hedhin një hap drejt meje unë do të hedhe me dhjetëra mijëra hapa drejt atyre, ka thënë në fjalën e tij emiri i Katarit. Sheik Tamim gjithashtu tha se Donald Trump president i Amerikës atij i ka thënë: Unë nuk mund ta pranoj që miqtë e mi grinden dhe luftojnë me njëri tjetrin. Për këtë Trump në kuadër të samitit të AP të OKB ka propozuar organizimin e bisedimeve mes palëve në Amerikë. Emiri i Katarit rikujtoi se ky takim ishte programuar të organizohej shumë shpejt, mirëpo nga vendet e tjera nuk është treguar interes dhe tha: Unë presidentit amerikan i kam thënë “ Ne jemi gati”. Ne kemi qenë gati për bisedime që në ditët e para. Emiri i Katarit ndër të tjera shtoi se Doha nuk ka ndërmend të mbyllë kanalin Al Jazeera, sipas kërkesës së 4 vendeve sanksionuese./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne