Emiri i Katarit në telefon me Hanije: Çështja e Kudsit është fati i një populli

Pas shpalljes së Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist nga ana e Amerikës, Sheik Tamim bin Hamad bin Khalifa Ale Thani, emiri i Katarit, ka theksuar mbështetjen e Dohas ndaj popullit të Palestinës.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sheik Tamim bin Hamad bin Khalifa Ale Thani, emiri i Katarit, të enjten në mbrëmje në një bisedë telefonike me Ismail Hanije, shefin e zyrës politike të Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), vuri në dukje mbështetjen ndaj çështjes së Palestinës si qëndrim i palëkundur i Dohas, deklaroi: “Katari kundërshton vendimin e Donald Trump, presidentit të Amerikës, për transferimin e ambasadës amerikane në Kudsin e shenjtë. Çështja e Kudsit është çështja e fatit të një populli dhe duhet marrë masa përkatëse për të kundërshtuar vendimin e rrezikshëm të Trump”. Ndërkohë reagime ndaj vendimit të Trump për Kudsin kanë bërë edhe autoritete të tjera si Atalla Hana, kryepeshkopi ortodoks në Kuds i cili ka kërkuar nga Papa Françesko, lideri i katolikëve të botës, që ta dënojë vendimin e Donald Trump i cili është në kundërshtim edhe me parimet bazë të fesë krishtere./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne