Ëndrra për të ripërsëritur ngjarjet e “Gezi Park”: Kush janë rolet e dy “princave të kurorave” në këtë mes dhe cilët janë partnerët e tyre në Turqi?

nga Ibrahim Karagul.

A mendoni se lufta e dy princave të kurorave, Mohammed bin Salman i Arabisë Saudite dhe Mohammed bin Zayed i Emirateve të Bashkuara Arabe (UAE), që filluan kundër Turqisë, të jetë e kufizuar vetëm me vrasjen e gazetarit saudit Xhemal Khashoggi?

Lufta e tyre kundër Turqisë filloi shumë kohë më parë. Ajo filloi me luftën e Sirisë. Filloi me lindjen e Eufratit. Ajo filloi me aksin Emirate të Bashkuara Arabe-Arabi Saudite-Izrael-Egjipt, i ngritur kundër Turqisë. Vrasja e Khashoggit ishte pikërisht një “gabim” i tyre ku u kapën në flagrancë.

Kushtojini vëmendje fushatës së fshehtë të medias

Nëse nuk jemi në gjendje të dallojmë se ku të cojnë këto sulme, kjo luftë që shënjestron Turqinë, ne duhet të paktën t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh sot. Duhet t’i kushtojmë vëmendje asaj që po ndodh në rajonin tonë, asaj që vjen nga Perëndimi, aktivitetet brenda vendit, si dhe sulmet e fshehta të kryera nëpërmjet medias.

Duhet të shohim se po afrohet një stuhi, që po shtyhet drejt nesh. Në këtë sens, pavarësisht se ka prova të forta, vrasja e Khashogit të çon gjithashtu në verbëri. Kjo vjen për shkak se ne mendojmë se çështja është e kufizuar vetëm tek vrasja e Khashoggit.

Kush po e zbukuron skenarin e ri? Nuk ka dyshim se ata duan një luftë turko-arabe.

Tani, të njëjtit princa të kurorave, të njëjtat vende dhe zotëruesit e tyre globalë, po e përhapin luftën, po e zgjerojnë atë dhe po e kthejne atë në luftë të hapur. Ata po fillojnë një fushatë globale që drejtpërsëdrejti shënjestron Turqinë. Kjo fushatë do të pasohet nga valë edhe më të ashpra. Ajo do të pasohet nga përpjekje politike të bazuara tek siguria. Luhatje specifike kanë për të ngjarë brenda vendit.

Të gjitha vendet dhe forcat që qëndronin pas tentativës së grushtit të 15 korrikut 2016 janë të përfshirë në këtë fushatë. Ka grupe të tilla si Fondacioni Soros dhe Fondacioni Konrad Adenauer. Ka qarqe të kapitalit që kanë tentuar për vite me rradhë tja marrin frymën këtij vend me terrorizëm dhe me rrënime financiare. Ka organizata terroriste si organizata terroriste (FETÖ) dhe Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Këta dy princa kurorash janë të përfshirë në atë valë. Ndjenjat e tyre të egra i kanë anti-turke dhe kanë kultivuar pa u menduar mirë skenarë turko-arabë.

Kush janë partnerët tuaj në Turqi?

Nëse ne nuk jemi në gjendje të shohim sulmin global të drejtuar drejt Turqisë nëpërmjet këtyre dy princave të kurorave, nëse nuk jemi në gjendje të shohim shtrirjen e këtij sulmi në rajonin tonë, nëse nuk jemi në gjendje të shohim partnerët e aleancës së keqe në Turqi dhe aktivitetin e tyre të bazuar këtu, atëherë ne gjendemi në një moment të ri “të papërgatitur” para sulmeve të hapura si ngjarjet e Parkut Gezi ose tentativa e grushtit të 15 korrikut.

Këta dy princa të kurorës kanë shpallur haptazi luftë kundër këtij vendi. Forcat prapa këtyre dy princave të kurorave po kryejnë një luftë të tërthortë nëpërmjet tyre. Sulmet e këtyre dy princave të kurorave dhe sulmet e organizatave terroriste, qëllimet e tyre të 15 korrikut, planet e tyre për të rrethuar Turqinë nga jugu janë në një linjë pas njëra-tjetrës.

Sulmet e dy princërve të kurorave dhe disa aktivitete specifike brenda Turqisë duket se plotësojnë njëra-tjetrën. Është shumë e qartë se sulmet e këtyre dy princave të kurorave, si dhe deklaratat e bëra në gazeta dhe në televizione janë nga i njëjti burim. Thjesht vëzhgoni, shikoni me kujdes dhe do të shihni hapat e ardhshëm.

Ku është sot personi që ka nënshkruar marrëveshjen e torturës? Ne e dimë.

Pra, me sa duket Turqia po i merr terroristët e FETÖ-s nga mbarë bota në avionë privatë dhe po i con nëpër burgje sekrete. Ata po fillojnë një fushatë që ka nisur njëkohësisht në shumë vende, artikuluar dhe përhapur nga të njëjtat grupe dhe financuar nga qendrat e njëjta. Kjo fushatë po organizohet nga grupe që kanë një rol në të gjitha sulmet që synojnë Turqinë. Ato financohen nga qarqe të dukshëm.

Kjo ishte një metodë e lidhur me avionët e CIA-s. Ajo u përdor nga SHBA në pushtimin e Afganistanit dhe Irakut. Unë besoj se isha i pari që shkruajta për këtë. Pra, anije sekrete burgu në oqean, qendra torturash të ngritura në 36 vende dhe lidhje të CIA-s me tregti robërish.

Turqia kishte nënshkruar gjithashtu marrëveshjen e bërë në Paris për tregti sekrete të robërve me 36 vende! Çuditërisht, personi nga Turqia, i cili vuri firmën e tij në këtë incident të tmerrshëm, sot gjendet në të njëjtin front me ato grupe; ai është një “disident” paralelisht me projektin e dy princave të kurorave për Turqinë. Ne e njohim atë, por ai nuk di atë që dimë ne.

Ky është i njëjti skenar si i rastit MIT

Kjo është metoda e CIA-s që dy princat e kurorave kanë përdorur në të gjitha operacionet e tyre të fshehta. Ndoshta ato qendra torturash tani po punojnë për ta, ndoshta ata kanë ngritur vetë Abu Ghraibin e tyre. Ndoshta Khashoggi ishte pjesë e një operacioni të tillë të fshehtë.

Ky është një dhe i njëjti skenar si ai në të cilin FETÖ dhe SHBA formuan një partneritet me Daeshin në Siri dhe thanë “Erdogani mbështet Daeshin”. Ky është i njëjti skenar si çështja e kamionëve të Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT).

Kush po financon projektin “opozita konservatore” dhe “ndërhyrja konservatore”?

Tamam përpara zgjedhjeve, në një kohë kur dy princat e kurorave janë në luftë të hapur kundër Turqisë, disa grupe po ndërmarrin veprime duke ëndërruar për ripërsëritje të “ngjarjeve të Gezi Parkut në Turqi”. Këtë herë, nuk janë vetëm fondet perëndimore apo shërbimet e inteligjencës të maskuara si OJQ, por kemi edhe një valë që po formohet në botën arabe.

Pse? Për arsye se ata po duan të përfshijnë edhe grupet konservatore. Ata po mundohen të godasin Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Party) në bazën e vet. Ata do të ndërtojnë një “opozitë konservatore” dhe do të organizojnë një “ndërhyrje konservatore” nëpërmjet tyre.

Ëndrrat e reja për Gezi Parkun, aktivite të reja politike

Çuditërisht, ëndrrat e reja për Gezi Parkun dhe përpjekjet e reja politike po shtohen njëra-pas tjetrës. Çuditërisht, këto ditë, personele nga media të ndryshme po sulmojnë hapur ata që shprehin këto shqetësime, duke u përpjekur të mbulojnë diçka.

Ky vend kurrë nuk do të ndeshet ndonjëherë me një tjetër “ndërhyrje shumëkombëshe”. Ai kurrë nuk do t’i nënshtrohet një sprove të tillë. Ky vend nuk ka për tu flijuar më për operacione të tilla të fshehta. Gjithkush që do të mbetet jashtë boshtit të Turqisë do të harrohet në faqet e gabuara të historisë. Gjithkush duhet ti shohë hapat që hedh./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne