Ëndrrës evropiane të Turqisë mund ti ketë ardhur fundi, a është Sulltani gati për Euroazinë?

nga Pepe Escobar.

Erdogani ka humbur shumicën e tij parlamentare dhe tani duhet të krijojë një koalicion me partinë nacionaliste MHP të ekstremit të djathtë; duke pasur parasysh se kjo e fundit është anti-perëndimore, rruga përpara të çon në një drejtim: integrimin euroaziatik

Si për ta shtuar edhe më shumë dëshpërimin e madh të mbrojtësve stoikë të “vlerave perëndimore”, Evropa tani është e dënuar të vuajë edhe nga dy autokraci populiste në kufijtë e saj lindorë: Rusia e Putinit dhe Turqia e Erdoganit.

Për krerët politikë të BE-së, rrëfenja e vetme e pranuar është kryesisht dënimi histerik i “demokracive joliberale” të shtrembëruara nga sundimi personal, ksenofobia dhe shtypja e fjalës së lirë. Dhe kjo vlen edhe për të fuqishmit në Hungari, Austri, Serbi, Sllovaki dhe Republikën Çeke.

Këta udhëheqës të BE-së dhe institucionet që i mbështesin ata – partitë politike, akademitë, mediat kryesore – thjesht nuk mund ta kuptojnë se si dhe pse flluska e tyre nuk pasqyron atë që votuesit vërtet mendojnë dhe ndjejnë.

Në vend të kësaj, ne kemi intelektualë të parëndësishëm që mbajnë zi për erozionin e misionit të lartë perëndimor civilizues (misionin civilizues), të cilët investojnë në një situatë filozofike të referencave historike dhe madje edhe të atyre biblike për të kataloguar zemërimin e tyre.

Ata janë të tmerruar nga aq shumë Darth Vadersa – duke filluar nga Putini, Erdogani dhe deri tek Xiu dhe Khamenei. Në vend që të kuptojmë miksimin e fundit të intuitës origjinale të Arnold Toynbeeit – historia është përsëri në lëvizje – ata jan zhytur në batakun e Perëndimit kundër pjesës tjetër.

Ata nuk mund ta kuptojnë procesin e fuqishëm të rikonfigurimit të Euroazisë. Dhe kjo përfshin edhe paaftësinë për të kuptuar pse Rexhep Tajip Erdogani ka kaq shumë popullaritet në Turqi.

Sulltan dhe Shef

Duke përfituar nga një pjesëmarrje e madhe deri në 85% dhe nga marrja e 52.5% e votave popullore, duke parandaluar kështu një balotazh – Erdogan është tani gati të qeverisë Turqinë me një përzierje interesante të Sulltanit dhe Shefit.

Sipas ujdisë së re presidenciale të Turqisë, idea e Erdoganit me një kryeministër nuk ekziston më, një post që vetë Erdogan e mbajti për tre mandate para se të zgjidhej president për herë të parë në vitin 2014.

Erdogan mund të jetë në gjendje të qeverisë ekzekutivin dhe gjyqësorin, mejithëse kjo është larg nga ajo që ju ofrua nga legjislatura.

Me 42.5% të votave dhe me 295 vende, AKP-ja e Erdoganit, për herë të parë në 16 vjet, humbi shumicën e saj parlamentare dhe tani i duhet të krijojë një koalicion me Partinë e Veprimit Kombëtar të ekstremit të djathtë (MHP).

Interpretimi i parashikimit të fundit të botës parashikon një aleancë toksike mes Islamit politik intolerant dhe ekstremit të djathtë fashist – të dy nacionalistë të ashpër. Megjithëse realiteti është pak më shumë i ndryshëm.

Duke marrë parasysh se partia MHP është akoma më anti-perëndimore sesa AKP, plani përpara i gjeopolitikës, mund të tregojë vetëm një drejtim: integrimin euroaziatik. Në fund të fundit procesi i gjatë dhe i pafundëm i pranimit të Turqisë për anëtarësim në BE nuk është i destinuar të të cojë diku; për Brukselin, Erdogani nuk është gjë tjetër më shumë sesa një demokrat dinak, joliberal dhe i padëshiruar.

Paralelisht, neo-ottomanizmit të Erdoganit ju dha një testim gjatë strategjisë së tij të deshtuar në Siri kur ishte ish-kryeministri Davutoglu.

Sidoqoftë, obsesioni kurd nuk do të largohet, veçanërisht pas suksesit të operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit” kundër YPG-së të mbështetur nga SHBA, të cilën Erdogan e markoi si një zgjatim të PKK-së të frikësuar. Ankaraja tani mban nën kontroll Afrinin, dikur të dominuar nga kurdët dhe tani, nën marrëveshjen e re SHBA-Turqi, YPG duhet gjithashtu të largohet edhe nga Manbixhi. Edhe pas heqjes dorë nga politika “Assadi duhet të shkojë”, Ankaraja për të gjitha qëllimet e veta praktike do të mbajë një pikëmbështetje në Siri për të investuar në procesin e paqes në Astana së bashku me Rusinë dhe Iranin.

Urë lidhëse

Politika turke dikur i ngjasonte lojës yo-yo, mes qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, dhe në krye qëndronte gjithmonë ushtria laike si mjeshtre e drejtimit të kukullave. Liria fetare ishte gjithnjë e kufizuar pas ndikimit të fortë të ushtrisë në Anadoll.

Kur AKP nisi stilin e vet të fitoreve politike në vitin 2002, ajo ishte e sinqertë kundrejt Evropës. AKP-ja gjithashtu dinte si të sillej me kurdët të cilët në shumicën e tyre absolute të zonave rurale ishin kryesisht konservatorë fetarë. AKP-ja dhe Erdogani madje u bashkuan me Gulenistët. Por sapo i forcuan pozitat e tyre elektorale, situata e tyre filloi të ndryshojë.

Pika e kthesës mund të ketë qenë reagimi shtypës ndaj lëvizjes së Parkut Gezi në vitin 2013. Me vonë, në vitin 2015, Partia Popullore Demokratike (HDP) pro- kurde dhe e majtë filloi të ngrihej dhe të merrte vota nga AKP. Përgjigjja e Erdoganit ishte modifikimi i një strategjie të përzierjes së Partisë Popullore Demokratikë me PKK-në, si një përzjerje me “terroristët”, e cila ishte dicka absurde.

Liderët e partisë filluan të burgoseshin në mënyrë rutinore. Në zgjedhjet e fundit, udhëheqësi i HDP-së Selahattin Demirtas në të vërtetë e bëri fushatën nga burgu, duke paralajmëruar: “Ajo që po kalojmë sot është vetëm një situate e shkurtër momentale e krijuar nga një njeri. Pjesa e frikshme që vjen ende nuk ka filluar.” Megjithë kufizimet e panumërta, HDP arriti të marrë 11.7% të votave ose 67 vende në parlament.

Regjimi i një njeriu të vetëm u forcua dy vjet më parë, kur gylenistët brenda ushtrisë dështuan me grushtin ushtarak. Erdogani dhe lidershipi i AKP-së janë të bindur se gylenistët morën ndihmë të konsiderueshme nga NATO. Spastrimi i mëvonshëm ishte mjaft i ashpër dhe dhjetëra mijëra njerëz u goditën. Kushdo dhe kudo, nga akademitë tek gazetaria që kritikonte Erdoganin apo luftën e vazhdueshme të pahijshme në Anadollin lindor, u hesht.

Historiani turk Cam Erimtan thekson se si Erdogan mbrojti domosdoshmërinë e zgjedhjeve të parakohshme duke folur mbi rëndësinë e zhvillimeve të situatës në Irak dhe Siri duke e lidhur atë me sigurinë dhe ardhmërinë e Turqisë.

Erimtan karakterizon të ashtuquajturën “aleancë popullore” të AKP-së me MHP-në si një sintezë turko-islamike e shekullit të 21, duke treguar se baza e AKP-së është e gjerë dhe plotësisht e bindur për faktin se ndryshimi aktual sistemik është në rrugën e duhur dhe se kthimi i jetës publike turke drejt Islamit ishte shumë i vonuar.

Pra megjithëse joliberal, fakti qëndron se shumica e votuesve turq e preferojnë Erdoganin. Ëndrra evropiane mund të mbarojë – për të mirë. Marrëdhëniet me NATO-n janë të paqëndrueshme. Neo-otomanizmi është një fushë e minuar. Pra, integrimi euroaziatik duket mënyra më e arsyeshme për të vazhduar.

Marrëdhëniet me Iranin janë të qëndrueshme. Marrëdhëniet energjetike dhe ushtarake me Rusinë janë të një rëndësie të domosdoshme. Turqia mund të investojë në projekte ekonomike në të gjithë Azinë Qendrore. Rusia dhe Kina po e joshin atë të bashkohet me Organizatën e Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Erdogan më në fund mund të jetë në gjendje ta pozicionojë Turqinë si urën kryesore të rrugëve të reja të mëndafshit opo si zonë dhe rrugë të rëndësishme (BRI) për Perëndimin.

Kjo është një marrëveshje shumë herë më e mirë sesa përpjekja për tju bashkuar klubit që nuk e dëshiron aspak që të jetë anëtare e tij. “Demokraci joliberale”? E kujt i intereson? /thesaker/Gazeta Impakt

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne