Energjia varfëroi shqiptarët/ BB: Vendi i 4-ët në botë ku familjet paguajnë më shumë

Shqipëria është vendi i katërt në botë ku familjet detyrohen të shpenzojnë pjesën më të madhe të buxhetit për energjinë. Alarmi vjen nga Banka Botërore.

Në raportin e fundit të “Gjurmueshmërisë Globale”,   i cili i kushtohet posaçërisht energjisë, Banka Botërore vëren se gjysma e familjeve shqiptare jetojnë në varfëri energjetike,  një situatë kur një familje detyrohet të shpenzojë më shumë se 10 për qind të buxhetit të saj mujor për energjinë.

“Në shumë vende një pjesë e popullsisë jeton në varfëri. Në Rusi, 29 për qind e familjeve shpenzojnë më shumë se 10 për qind të buxhetit për energjinë. Por në katër vende të tjera, familjet shpenzojnë mbi 40 për qind të të ardhurave për energjinë. Ato janë Shqipëria me 46%, Serbia me 49%, Moldavia 52% dhe Taxhikistani 60%,”- thuhet në raport.

Image

Qeveria e ka trumbetuar reformën energjetike si suksesin e saj më të madh. Por siç tregon raporti i Bankës Botërore, masat e ndërmarra, veçanërisht rritja e çmimit ka thelluar varfërinë e familjeve shqiptare.

Rritje çmimit

Ngjitja e Shqipërisë në majën e vendeve ku familjet paguajnë pjesën më të madhe të të ardhurave për energjinë është rezultat i rritjes së çmimit dhe rritjes së represionit të qeverisë mbi familjet, veçanërisht ato të varfra.

Edhe pse në fushatën elektorale të vitit 2013, kryeministri Edi Rama premtoi uljen e çmimit të energjisë, gjatë qeverisjes së tij ka ndodhur e  kundërta, tarifat u rritën duke goditur me fort shtresat më të varfra.

Enti Rregullator i Energjisë konfirmoi se çmimi i energjisë elektrike për konsumatorët u rrit me rreth 13 për qind gjatë vitit 2015 duke rrëzuar kështu pretendimin e kryeministrit Edi Rama.  Në raportin vjetor të vitit 2015, ERE deklaron se tarifat e energjisë u rritën ndjeshëm për të gjitha kategoritë e konsumatorëve, veçanërisht për bizneset dhe familjarët.

Image

Për biznesin çmimi mesatar i energjisë u rrit me 20 për qind, nga 11.4 lekë për kilovat që ishte në 2014-ën në 13.6 lekë për kilovat vitin e kaluar. Por biznesi nuk ishte i vetmi që pagoi me shumë. Tarifat mesatare u rritën edhe për familjarët duke goditur më fort, të varfrit. Për konsumatorët më të varfër, çmimi i energjisë u rrit nga 7.7 lekë për kilovat orë në 9.5 lekë. /SYRI.net/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne