Që nga zbulimi i rrotullave në Detin e Vdekur rreth 70 vjet më parë, ka pasur shumë teori mbi shkruesin e dorëshkrimeve të lashta. Me 30 skeletet e sapo zbuluar këto kohë mund të kemi një përgjigje më në fund.

Rrotullat e para u gjetën nga disa beduinë, barinj dhish në zonën e Kumranit në Bregun Perëndimor në vitin 1946. Gjatë dekadës që pasoi, mjaft rrotulla te tjera u gjetën në 11 shpella të ndryshme në atë zonë. Një shpellë e cila numërohet e 12-ta, në muajin shkurt të këtij viti solli një tjetër zbulim.

Gjatë gjithë kësaj kohe, arkeologët janë perpjekur për të gjetur prova bindëse për të përcaktuar se kush i ka shkruar dhe i ka mbrojtur këto shkrime të vjetra.

Dështimi për të përcaktuar burimin e vërtetë ka hapur rrugën për teori të pafundme për banorët e Kumranit, përfshirë këtu teoritë se ata mendohet se ishin artizanë, njerëz të epokës së ekurit, beduinë dhe ushtarë romakë. Megjithatë, nga gërmimi kohët e fundit dhe gjetja e skeleteve ka shtuar dyshimin se dorëshkrimet mund të jenë bërë dhe ruajtur nga një sekt çifut beqarësh të quajtur Essenes.

Antropologu Yossi Nagar i autoritetit të antikitetit izraelit paraqiti gjetjet në takimin vjetor të Shkollës Amerikane të Kërkimeve Orientale, e cila u zhvillua në Boston nga 15 – 18 nëntor. Nagar identifikoi 30 skelete meshkujsh, bazuar në format e këmbëve dhe madhësise së trupit. Ai vlerësoi se burrat në kohën e vdekjes së tyre kishin qenë nga mosha 20 deri në 50 vjeç.

“Nuk e di nëse këta ishin njerëzit që prodhuan rrotullat e Detit të Vdekur të rajonit të Kumranit”, tha Nagar në takimin vjetor, sipas Science News. “Por përqendrimi i lartë i meshkujve të moshave të ndryshme të varrosur në Kumran është i ngjashëm me atë që është gjetur në varrezat e lidhura me manastiret bizantine”.

Analiza gjithashtu zbuloi se gjashtë nga shtatë trupa të zbuluara më parë që fillimisht mendohej se ishin gra u vertetuan se ishin burra.

Rrotullat jane shkruar në disa gjuhë, kryesisht hebraisht, por edhe aramaisht, gjuha e lashtë që besohet të jetë folur nga Jezu Krishti. Hulumtime të tjera kishin sugjeruar më parë se disa grupe cifutesh i kishin shkruan dokumentet e lashta./ Gazeta Impakt

burimi:rt

56