Enigmat e aksidentit të Arben Ahmetajt

Medias iu dha një version i rremë për aksidentin e ish-ministrit Arben Ahmetaj në Maqedoni. Për të krijuar versionin e rremë kanë bashkëpunuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Agim Nuhiu, i BDI (partia e Ali Ahmetit) dhe Policia e Shtetit e Shqipërisë. Pikësëpari është dhënë njoftim i rremë për vendndodhjen e aksidentit. Ai nuk ka ndodhur në Kumanovë por në rrugën që të çon nga qyteti i Kumanovës për në vendkalimin kufitar të Maqedonisë me Serbinë, në Tabanovcë. (Kumanovë-Tabanovcë 10 km)
Autobusi me të cilin pati një përplasje ballore automjeti i drejtuar nga Ahmetaj ishte duke ardhur nga Zvicra në Maqedoni, nëpërmjet Serbisë. Pra, Ahmetaj ishte duke udhëtuar për në Serbi, madje me shumë ngut, çka kuptohet nga shpejtësia e madhe që kishte automjeti i tij në momentin e përplasjes.
Nëse autobusi do të kishte qenë me shpejtësi të madhe, do të ishte rrokullisur pas përplasjes me një automjet të rëndë si “Range Rover”. Frenimi nga ana e shoferit të autobusit, falë shpejtësisë shumë më të ulët se e automjetit që i vinte përballë, ka qenë shpëtimtar për të dy palët, ndryshe do të ishin coptuar të dy palët duke u rrokullisur disa herë.
Përse shkonte Ahmetaj me kaq ngut në Serbi, duke kaluar nëpër Maqedoni, pra në një rrugëtim kaq të gjatë? Dhe pikërisht pas Takimit të Triestes ku u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Jugosllavisë së Re, e maskuar pas emërtimit Tregu i Përbashkët i Ballkanit Perëndimor? Si ndodhi që Ahmetaj për pak u bë dëshmori i parë i Tregut të Përbashkët të Ballkanit Perëndimor? Me çfarë biznisi po merrej ai? A po dërgonte një sasi të madhe paresh cash (euro) në Serbi jashtë kanaleve bankare?
Kush udhëtonte bashkë me Ahmetajn? Dëshmitarët në ngjarje flasin se nga automjeti i Ahmetajt u nxorr edhe një femër, emri i së cilës u mbajt i fshehtë dhe nuk iu dha medias nga ana e Policisë së Maqedonisë që në këtë çështje u manipulua nga zëvendësministri Nuhiu i BDI. Por është e sigurt se fatkeqja nuk është zonja e Ministrit e cila gjendej në Shqipëri në atë kohë dhe ka udhëtuar menjëherë drejt Shkupit, ku u cua për trajtim bashkëshorti i saj, që duket se ka më shumë se një short të tillë.
Aksidenti i Ahmetajt në Maqedoni mbetet ende i mbuluar me shumë enigma. Arben Ahmetaj është një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Edi Ramës, i quajtur superministër kur ishte në krye të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, e që më pas u bë nga Rama Ministër i Financave, megjithëse ka diplomuar për anglisht. Ahmetaj e la postin përkohësisht në maj për shkak se marrëveshja Rama-Basha parashikonte që postin e tij ta merrte një ministër teknik në periudhën e zgjedhjeve, por në shtator Ahmetaj pritet të bëhet përsëri ministër.

Nga Kastriot Myftaraj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne