Era djegje dhe tym, frikë në Rinas, pasagjerët braktisin avionin ae sapo do nisej….

Jo vetëm vonesa në nisje por edhe defekte që ngjallin frikë dhe panik tek pasagjerët. Kjo është situata me të cilën janë përballur pasagjerët që kishin zgjedhur të udhëtonin këtë mëngjes drejt Firences.

Sipas njërit prej pasagjerëve që ka folur për redaksinë e Shqiptarja.com, avioni desh mori flakë në tokë pak para se të shkëputej për fluturim.

“Që kur hypëm ndjenim një aromë të keqe edhe brenda avionit, dyshuam që kishte rrjedhje karburanti, por kur u nisëm, pak para se të shkëputej nga pista u dha alarmi në mikrofon me zë të lartë: Zbrisni sa më shpejt”

Sipas njërit prej pasagjerëve, ata kanë parë të dilte tym poshtë motorit të avionit në momentin që kanë zbritur. Pas gjithë situatës së krijuar, që prej orës 07:30 e deri më tani, pasagjerët nuk kanë asnjë informacion se kur do të nisen drejt destinacionit të paguar, Firences.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne