Era “merr” përpara Durrësin, asnjë mjet nuk lejohet të dalë në det

Era e fortë ka përfshirë Durrësin dhe bregdetin Adriatik rreth mesditës, kohë kur është intensifikuar në maksimum, duke shkaktuar problem në lëvizjen e njerëzve.

Mëngjesi ka qenë i qetë, por rreth mesditës ka mbërritur një stuhi ere me drejtim nga juglindja, bënë me dije burime nga kapitaneria e portit Durrës.

Shpejtësia e erës ka shkuar 25 metra për sekondë, ndërsa në det të hapur 35 deri në 40 metra për sekondë.

Valëzimi në det brenda gjirit të Durrësit shkon 6 ballë ndërsa në det të hapur 8 ballë. Kapiteneria lajmëroi të gjithë mjetet lundruese të shkojnë në vendstrehime të sigurta dhe nuk lejohet dalja në det deri në një moment të dytë e asnjë mjeti lundrues.

Puna në port është pezulluar përkohësisht. Vinçat e ngarkim-shkarkimit nuk punojnë për shkak të erës së fortë.

Pasdite vonë pritet të ulet shpejtësia e erës që porti i Durrësit ti rikthehet normalitetit, bëjnë me dije burimet zyrtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne