Erdoan: Askush nuk e ka forcën që ta prekë vendin tonë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha: “Askush të mos mendojë se mund të copëtojë tokat e atdheut tonë”.

Presidenti dhe Kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK), Erdoan, iu drejtua qytetarëve përpara fillimit të punimeve të Kongresit të Gjashtë të Zakonshëm në Kars.

Duke u shprehur për luftën kundër terrorit, Erdoan tha: “Askush të mos mendojë se mund të copëtojë tokat e atdheut tonë. Ata që përpiqet për këtë duhet të dinë se, ashtu siç bombarduam me F16 ata (terroristët e PKK-së) në Xhudi, Tendyrek e Kandil, ashtu siç i groposëm ata atje, edhe këtej e tutje do të vazhdojmë të groposim (terroristët)”.

Ai rikujtoi se brenda një jave janë neutralizuar 100 terroristë të organizatës separatiste terroriste PKK.

“Nëse vazhdojnë të përpiqen për të copëtuar këtë vend, këta 10 do të bëhen 200, 300, 1 mijë. Askush të mos guxojë të synojë paqen dhe mirëqenien e popullit tim. Ne jemi këtu për unitetin dhe për paqen e vendit tonë” tha Presidenti Erdoan.

Kurse në fjalimin e mbajtur në Kongresin e Gjashtë të Zakonshëm në Kars, në lidhje me hetimin e “embargos” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Erdoan tha: “Ashtu me gjykata virtuale, me gjykata të themeluara nga përfaqësuesit e sajuar të të poshtrit FETO (organizata terroriste gyleniste), nuk mund ta burgosin (dënojnë) kurrë vendin tim”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne