Erdoan: Atyre që sulmojnë Turqinë nuk do t’u njohim të drejtë për të jetuar

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se atyre që cenojnë paqen e Turqisë nuk do t’u njohin të drejtë për të jetuar.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim të shtunën në drekën e Drejtorisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, AK në rrethin e Gaziantepit.

Presidenti Erdoan ndër të tjera u shpreh edhe në lidhje me sulmin e djeshëm (26.01.2019) të organizatës separatiste terroriste PKK ndaj bazës ushtarake të Forcave të Armatosura Turke në veri të Irakut.

“Ne këta i shpartalluam në shpellat e malit Xhudi (Cudi), i shpartalluam në Gabar, Tendurek, Kandil. Edhe sot u munduan të bëjnë një gabim në anën e Irakut. Avionët tanë u ngritën, gjithashtu u ngritën edhe mjetet pa pilotë (dron) dhe avionët pa pilotë të armatosur dhe pas kësaj u detyruan të gjithë të shpërndahen. Tashmë ne do t’i mbysim” tha Erdoan. / trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne