Erdoan: Filloi operacioni në Afrin, vazhdimi do të jetë Menbixhi

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Kongresin e 6-të të Zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK) në Rrethin Kytahja.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke ndryshuar vazhdimisht emrin e zgjatimit të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri, përpiqen ti fitojnë legjimitet kësaj organizate terroriste.

“Ata që thurin vetë lojëra në Siri, përpiqen ti japin legjimitet organizatës terroriste duke i ndryshuar emrin. Për ne, çfarëdolloj emri të ketë, çdo organizim që përbëhet nga terroristët është organizatë terroriste. Jo po Forcë Demokratike e Sirisë, jo po ushti kufitare, jo roje të kufirit, jo po strukturë e sigurisë së brendshme; kë doni të mashtroni ju? Emri i kësaj organizate terroriste është PKK, është PYD, është YPG” tha Presidenti Erdoan.

Erdoan theksoi se organizata terroriste që mbështesin Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është vetë organizata separatiste terroriste PKK, që zë vend në listën e organizatave terroriste të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Ai tha se Amerika dhe Unioni pavarësisht se e dinë mirë këtë, për të mashtruar Turqinë dhe tërë botën, bëjnë deklarata të pavërteta dhe të gabuara.

Ai theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbajnë qëndrim kontradiktor në lidhje me PYD/YPG-në dhe shtoi: “Njëri thotë: ‘Do krijojmë ushtri’, tjetri thotë: ‘Nuk kemi kurrë një qëllim të tillë’, një tjetër del e thotë: ‘Do krijojmë një roje kufitare’. Pa u ‘tharë ende boja’ e këtyre deklaratave hidhet në shesh ‘krijimi i një strukture të sigurisë së brendshme’. Këta o nuk kanë haber nga njëri tjetri ose nuk dëgjojnë gënjeshtrën e njëri-tjetrit”.

“Mbase ata kur bëhet fjalë për turqit u vjen në mendje organizata terroriste gyleniste, FETO dhe anëtarët e rrjetit tradhtar pa karakter, pa vertebër (që nuk kanë qëndrim të drejtë), të përshtatshëm për tu përdorur në çdo lloj mënyre. Mbase këtyre u vjen përsëri në mendje anëtarët e organizatës terroriste separatiste PKK që bëjnë terror në rajon, që kur u thonë partner dhe u japin dollarë mund ti përdorin si të duan ata si një ushtri vrasëse me qira. Por ata do ta mësojnë se sa e gabuar është të kesh besim tek organizatat terroriste. Ata do ta mësojnë se në këtë rajon nuk mund të gjejnë aleatë me të cilin mund të bashkëpunojnë, ashtu siç është Turqia” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne