Erdoan: Kush mund të garantojë se armët e Amerikës nuk do të kthehen kundër Turqisë?

Presidenti Erdogan, i ndodhur në Nju-Jork të SHBA-së, ku merr pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, iu përgjigj pyetjeve në Forumin të Biznesit Global.

Erdoan, që bëri të ditur se në takimin që do të zhvillojë nesër ( 21 shtator) me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump do ti shpjegojë atij edhe njëherë shqetësimin që ndjen Turqia në lidhje me dërgimin e armëve organizatës terroriste PYD, shpjegoi gjithashtu se këto ndihma deri më tani kanë arritur në 3 ton.

“Kush mund të më garantojë mua që këto armë një ditë nuk do të kthehen kundër Turqisë?” pyeti Erdoan.

Ai rikujtoi se në të shkuarën i njëjti gabim u bë gjatë periudhës së ish-presidentit George Bush gjatë pushtimit të Irakut (2003) dhe sot në duart e terroristëve të PKK-së kalojnë ende armë me origjinë amerikane.

Presidenti Erdoan bëri të ditur se mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare Turke që do të zhvillohet në lidhje me referendumin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG), që planifikohet të zhvillohet në 25 shtator, është shtyrë për në datën 22 shtator dhe në këtë mbledhje do të përcaktohen sanksionet që do të zbatohen.

“Objektivi është ky; Në Irak nuk mund të lejojmë kurrë një shtet të tillë të pavarur. Atje ka edhe turkmenë edhe arabë. Askush nuk ka të drejtë të prishë qetësinë. Ky hap është i gabuar dhe e ka shtyrë veten në vetmi. Dëshiroj që Barzani (lideri i KRG) të heqë dorë nga ky gabim”.

Pyetjes; “Vetëm sanksione do të zbatoni, a bëhet fjalë për përdorimin e fuqisë ushtarake?” kreu i qeverisë turke iu përgjigj me fjalët: “Nuk është e drejtë që këtë ta them këtu. Më parë të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe Këshilli i Ministrave”.

Ndërkaq Presidenti Erdoan, që theksoi se sa pa vend janë kritikat ndaj blerjes së sistemit raketor S-400 nga Rusia, bëri të ditur se për armët që i jepen terroristëve por nuk i shiten Turqisë, kjo e fundit ka preferuar të ndjekë këtë rrugë.

Presidenti turk iu kërkua mendimi në lidhje me kritikat e autoriteteve të Bashkimit Evropian në formën “Turqia po largohet prej nesh”.

“Ata që e kanë lënë Turqinë të presë në derën e Bashkimit Evropian prej 54 vjetësh, zbatojnë një embargo politike. Kjo është mos respektim ndaj Turqisë. Thanë shumë gënjeshtra në shumë tema si lidhje me liberalizimin e vizave për nënshtetasit turq, ndihmën prej 3 miliardë eurosh që do të përdoreshin për emigrantët e strehuar në Turqi” tha Erdoan.

Kurse pyetjes “Përse insiston Turqia të hyjë në BE”, presidenti turk iu përgjigj me fjalët: “Ata janë vendimmarrësit. Derën ta mbyllin ata. Atëherë edhe ne marrim vendim shumë lehtë”.

Tentativës së moderatorit për të drejtuar pyetjen në formën “Në Turqia ka shumë gazetarë të burgosur”, Erdoan iu përgjigj duke ndërhyrë me fjalët: “Këtë ta korrigjojmë. Ata nuk janë gazetarë, ndër ta ka që gjykohen si hajdutë. Shumica e tyre janë terroristë”.

Ai shpjegoi se gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, terroristë të tillë tentuan ta sulmojnë dhe për këtë arsye ndërhynë truprojat e tij.

“Por drejtësia e Amerikës filluan procedim penal kundrejt truprojave të mia. Ku është drejtësia amerikane? Hetimi ka filluar për motive politike. Edhe Presidenti Trump tha se çështja buron nga prokuroria e shtetit jo ajo federale” u shpreh Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne