Erdoan: Do të bashkëpunojmë me miqtë për të çrrënjosur FETO-n nga Ballkani

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se punimet për të çrrënjosur organizatën terroriste gyneliste (FETO) nga hapësira gjeografike e Ballkanit do të vazhdojnë me mbështetjen e miqve.

Erdoan pas takimeve kokë më kokë dhe drekës së punës ndërmjet delegacioneve me Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç, që gjendet për vizitë zyrtare në Ankara, dha një konferencë të përbashkët shtypi.

Erdoan shpjegoi se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve janë në nivel të lartë dhe shtoi: “Në përhapjen e paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan ne i japim rëndësi bashkëpunimit me Kroacinë”.

Ai theksoi se janë të të njëjtit mendim që atmosfera pozitive në marrëdhëniet politike të pasqyrohet edhe në marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.

“Ne dëshirojmë rritjen edhe të vëllimit tregtar por edhe të investimeve reciproke. Ne kemi vullnetin e përbashkët për të rritur nivelin që pasqyron mundësitë e vërteta të vendeve tona në bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar” tha Presidenti turk.

Erdoan u shpreh se në Kroaci ka kompani turke që janë të suksesshme veçanërisht në sektorin e turizmit, bankar dhe energjisë së rinovueshme dhe e vijoi fjalën e tij duke thënë: “kam besimin e plotë që këtyre kompanive do tu jepet mbështetje e plotë në lidhje me problemet që përjetojnë. Shpresojnë që në periudhën e ardhshme të shikojmë më shumë kompani turke, që bëjnë investime në Kroaci. Edhe kapitulli i energjisë zë vend në agjendën tonë. Ne vlerësojmë mundësitë e bashkëpunimit dypalësh dhe bashkëpunimin për burimet e energjisë së rinovueshme dhe bashkëpunimin e kompanive me aktivitetet në këtë fushë”.

Ai u shpreh gjithashtu se biseduan edhe për çështjen e Jerusalemit.

“Ne patëm rastin të vlerësojmë mes vetes votimin e paraqitur në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 21 dhjetor në lidhje me Jerusalemin dhe veçanërisht për ato që mund të bëjnë në të ardhmen në lidhje me këtë çështje” tha kreu i shtetit turk.

Ai tha se me Presidenten Kitaroviç shqyrtuan edhe gjendjen në Ballkan dhe veçanërisht zhvillimet në Bosnje-Hercegovinë.

“Në këtë kuadër, samiti i parë i mekanizmit të këshillimit tresh Turqi-Bosnje Hercegovinë-Kroaci, i krijuar për të zhvilluar projekte për zhvillimin ekonomik dhe social të Bosnje-Hercegovinës, do të mblidhet në fillim në nivelin e ministrave të jashtëm gjatë muajit të ardhshëm, më pas do të vlerësohet në nivel liderësh” tha Erdoan.

Kurse në lidhje me luftën kundër terrorit, Erdoan tha: “Me të nderuarën presidente shqyrtuam gjerësisht çështjen e luftës kundër terrorit dhe në lidhje me këtë çështje punimet për të çrrënjosur organizatën terroriste gyneliste (FETO) nga hapësira gjeografike e Ballkanit do ti vazhdojmë me mbështetjen e miqve dhe falënderoj homologen time për ndjeshmërinë e treguar në këtë çështje”.

Kurse Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitarovic tha se qëndrimi i Turqisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Evropian është në të mirën edhe të Unionit.

Pyetjes nëse është bërë padrejtësi apo jo gjatë procesit të anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropia, Kitaroviç iu përgjigj me fjalët: “Mund të mendoni se sa i vështirë është procesi i anëtarësimit dhe ndonjëherë mund të mbeteni ballë për ballë me kërkesa që ju bëjnë të ndjeheni se nuk është sjellë drejt me ju. Qëndrimi i Turqisë në rrugën e anëtarësimit të Bashkimit Evropian është në të mirën e Unionit.

Ajo u shpreh se ndërmjet dy vendeve nuk ka problem dhe nënvizoi se kundrejt kësaj dëshirojnë zhvillimin edhe më shumë të marrëdhënieve me Turqinë.

Presidentja Kitaroviç tha se Kroacia është mirënjohëse për mundësitë që Turqia i ka ofruar miliona emigrantëve dhe shtoi: “Shpresoj që kur të vij edhe njëherë në Turqi të kem rastin të vizitoj një prej qendrave të emigrantëve. Turqia nuk mjaftohet vetëm me ofrimin e një ambienti pa përleshje për emigrantët por në të njëjtën kohë siguron edhe mundësi për zhvillimin e tyre arsimor dhe shëndetësi”.

“Në 9 muajt e parë të vitit të kaluar vëllimi ynë tregtar arriti vetëm në 350 milionë euro” tha Kitaroviç duke theksuar se objektivi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan për 1 miliardë dollarë është i mundur për realizim./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne