Erdoani, vizitë në Vatikan dhe Amerikën Latine duke pasur në agjendë edhe Jerusalemin

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në datën 5 shkurt do të shkojë në Vatikan si i ftuar i Papa Françeskut.

Në takimin e Presidentin Erdoan me liderin shpirtëror të botës katolike, Papa Françesku, çështja më e rëndësishme është tema e Jerusalemit.

Papa Françesku është një nga liderët me të cilët Presidenti Erdoan zbatoi diplomaci telefonike pas deklaratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës se njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe vendimin për të transferuar ambasadën nga Tel-Avivi në Jerusalem. Erdoani do të falënderojë Papën për qëndrimin e mbajtur në këtë temë.

Vizita e Presidentit Erdoan është vizita e parë në nivel Presidenti në Vatikan pas 59 vjetësh.

Papa Françesku në 28 nëntor 2014 kishte zhvilluar një vizitë zyrtare në Turqi dhe ishte lideri i parë i mirëpritur në Kompleksin Presidencial.

Pas vizitës në Vatikan Presidenti Erdoan do të fillojë turin në Amerikën Latine.

Në vendet e Amerikës Latine ndër të cilat janë edhe Venezuela, Brazili dhe Paraguai, krahas marrëdhënieve ekonomike do të trajtohen edhe çështjet rajonale dhe globale me në krye Jerusalemin, Sirinë dhe Irakun./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne