Erdogan: As Amerika me dollarë dhe as terroristët me armë nuk mund të pengojnë vullnetin

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ripërsëriti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të blejnë vullnetin me dollarë.

Gjatë fjalimit drejtuar popullit në qytetin e Hakkarit, në agjendën e Erdoganit ishte edhe votimi i bërë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për Jerusalemin.

Presidenti Erdoan, në lidhje me rezolutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) kundër vendimit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, tha se ky vendim ishte një tregues, që vullneti nuk mund të blihet me dollarë dhe me kërcënime.

“Ne u bëmë një, u bëmë Jerusalem, u bëmë 128 me 9” tha kreu i shtetit turk.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u munduan ta blejnë vullnetin me dollarë por nuk ia dolën dot. Edhe organizata separatiste terroriste PKK mundohet ti vejë embargo vullnetit të njerëzve me armë dhe shantazh, por terroristët kanë marrë përgjigjen e duhur nga populli dhe forcat e sigurisë” tha Presidenti Erdoan”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne