Erdogan: Amerika partnere në gjakderdhjen në Lindjen e Mesme

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kritikuar vendimin e fundit të presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Kudsin e pushtuar si kryeqytetin e regjimit të Tel Avivit, duke deklaruar se Uashingtoni është një “partner i gjakderdhjes” dhe i dhunës që mund të shkaktohet në Rajonin e Lindjes së Mesme.

Duke folur të hënën në një aktivitet në kryeqytetin Ankara, Erdogan tha se “lufta” e myslimanëve nuk do të përfundojë derisa të ketë një shtet të pavarur palestinez. “Me vendimin e tyre për të njohur Kudsin si kryeqytetin e Izraelit, Shtetet e Bashkuara janë bërë partnerë në gjakderdhje,” vuri në dukje presidenti turk, duke shtuar, “deklarata e Presidentit të SHBA Donald Trump nuk na obligon të heqim dorë nga e drejta jonë mbi Kudsin e shenjtë.” “Ata që e bëjnë jetën të vështirë për myslimanët dhe besimet e tjera në Kuds, nuk mund të lajnë gjakun nga duart e tyre”, tha Erdogan duke vënë në dukje se “vandalizmi dhe mizoria” e tanishme në Jeruzalem nuk do të zgjaste. “Ata që mendojnë se e zotërojnë Kudsin sot nuk do të gjejnë pemë për t’u fshehur pas,” tha ai. Të dielën, Erdogan mbajti një qëndrim të ashpër ndaj Izraelit, duke e përshkruar atë si një “subjekt terrorist” dhe “vrasës të fëmijëve”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne