Erdogan: Armët që i dërgoi ShBA-ja YPG-së nuk janë armë të zakonshme, por armë të rënda

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) deklaroi se nuk mund ta njëjtësoj Shtetet e Bashkuara të Amerikës me PYD-në, që është fraksion i organizatës terroriste PKK në Siri.

Erdoan para vizitës së tij në Kinë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në aeroportin Esenboa (Esenboğa) të Ankarasë.

Presidenti i bëri një vlerësim edhe vizitës së tij në ShBA që do ta bënë më datat 15-17 maj pas kontakteve në Kinë.

“Aktualisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke kaluar nëpër një fazë të tranzicionit. Gjatë këtij procesi ne duhet të jemi më të kujdesshëm dhe më të ndjeshëm. Armët që i dërgoi ShBA-ja YPG-së nuk janë armë të zakonshme, por armë të rënda. Ne i kemi të gjitha dokumentet e tyre, këtë e pranon edhe ShBA-ja. Këto zhvillime bien ndesh me marrëdhëniet tona strategjike me ShBA-në. Ne nuk duam gjëra të tilla, këto do ti përcjellim palës së kundërt dhe do të bisedojmë në lidhje me këtë gjatë takimit”, deklaroi Erdoan.

Duke e bërë të ditur se Turqia është vendi i vetëm, i cili lufton në nivel të lartë kundër organizatës terroriste DAESH, Presidenti Erdoan tha se përveç Turqisë të gjitha vendet tjera vetëm flasin.

Erdoan gjithashtu bëri të ditur se Turqia lufton në mënyrë të vendosur kundër organizatave terroriste DAESH, PKK, PYD/YPG si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Presidenti reagoi ashpër edhe ndaj ShBA-së edhe ndaj Rusisë, të cilat paraqiten së bashku me organizatat terroriste në veri të Sirisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në këtë rajon nuk kërcënohet as ShBA-ja e as Rusia, por kërcënohemi ne. Prandaj pasi që kërcënimi është ndaj nesh, pse i intereson kjo të tjerët? Ne aktualisht ndodhemi në NATO me ShBA-në. Prandaj një vend i fortë me të cilin jemi aleat në NATO duhet të hedh hapa të ndryshme në rajon së bashku me një partner të fortë. Ne nuk mund ta njëjtësojmë një organizatë terroriste pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe këtë nuk e vlerësojmë të jetë e drejtë”.

Erdoan preku edhe në procesin e ekstradimit të liderit të organizatës terroriste FETO, ndërsa shtoi se “Së bashku me Trampin do të bisedoj në lidhje me këtë çështje. Kemi disa informata dhe dokumente të cilat i kemi përgatitur dhe këto do t’ju përcjellim atyre. Mirëpo vlerësojmë lartë vullnetin e Trumpit në këtë drejtim. Ne do ta ndjekim këtë çështje deri në fund. Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk duhen të shndërrohen në strofkë të FETO-s. Vizita ime në ShBA është një pikë kthesë dhe jam i mendimit se do të jetë fillimi i një periudhe të re në marrëdhëniet tona”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne