Erdogan: Bashkëpunimi Turqi-Francë, jetik për paqen rajonale dhe ndërkombëtare

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se bashkëpunimi ndërmjet Turqisë dhe Francës ka një rëndësi jetike për paqen rajonale dhe ndërkombëtare.

Erdoani mbajti një konferencë shtypi në aeroportin e Stambollit “Ataturk” para nisjes së tij për një vizitë njëditore në Francë.

Erdoani tha se në takimin që do të ketë sot me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë kësaj vizite, do të bisedojë për bashkëpunimin në fusha që kanë përparësi për të dyja vendet, siç janë: si ekonomia, tregtia, industria e mbrojtjes dhe lufta kundër terrorizmit.

“Ne jemi në kontakt të ngushtë me Presidentin Macron në shumë çështje. Unë e vlerësoj shumë këtë vizitë, veçanërisht në bazë të një partneriteti të gjithanshëm dhe të fortë”,- u tha Presidenti Erdoan gazetarëve.

“Ne jemi të gatshëm për ta zhvilluar bashkëpunimit në të gjitha fushat, duke përfshirë edhe industrinë e mbrojtjes dhe energjinë. Këtu ka shumë rëndësi hapi që do të hedhim në drejtim të zhvillimit të sistemit kombëtar të mbrojtjes raketore, një projekt trepalësh Francë-Turqi-Itali, projekt të cilin unë e vlerësoj shumë, sidomos në aspektin e industrisë së mbrojtjes. Këtë çështje do ta trajtojmë edhe një herë sot”, sqaroi Erdoan.

“ShBA para se ti japë leksione botës për drejtësinë, të rishikojë njëherë drejtësinë e saj.”

Duke folur për gjyqin skandaloz kundër Hakan Atilla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), Erdoani tha: “Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të rishikojnë konceptin e drejtësisë. Nuk mund të ekzistojë një koncept të tillë drejtësie. Të mos ngrihen pastaj e ti japin leksione botës për drejtësinë”.

Duke dhënë edhe shembuj skandalesh të drejtësisë amerikane Presidenti Erdoan tha: “Pjesëtarët e organizatës terroriste FETO, të cilët tentuan të bëjnë grusht shteti në vitin 2016 në Turqi, vazhdojnë ti mbajnë atje si pashallarë. Edhe pse u kemi dërguar rreth 100 kuti me prova, sërish vazhdojnë të mos i marrin në konsideratë. Si rrjedhim në marrëdhëniet dypalëshe Turqi-ShBA e humbet efektin e drejta, ligji ndërkombëtar”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne