Erdogan, beu te mashtroi edhe kete here. Ne Shqiperi nuk ju do njeri, Shkelqesi!

Nga Kreshnik Osmani

Shkelqesia juaj!

Para nje viti, ne njeren prej sallave te Hotel Tiranes, Beu i vilajetit te Tiranes kishte mbledhur disa nona te embla me shami dhe disa xhaje nga rrethinat e Shqiperise se Mesme per te shpallur mbeshtetjen ndaj Sulltanit te Stambollit dhe luften ndaj organizates terroriste FETO. Une pata shkruar edhe vjet qe ky ishte nje mashtrim i madh dhe se investimi i madh Turk ne Shqiperi ishte ne raport te zhdrejte me sallen e turpit nga ku Beu i tij ne Tirane shpallte mbeshtetjen e Portes se Larte. Kete vit per te mos rene ne te njejtin batak mashtrimi i Sulltanit u be pak me finok. Beu, nje katunar Tirone me zverk te enjtur prej eurove te Stambollit, qebabit, çajit, llojeve te ndryshme te bakllavase me fistek, me sy skuqur prej djegesit te shijshem te Iskenderit dhe Adana Kebabit, me kostume te shumellojshme te prere enkas per te mbuluar kockat e tij te shtrembura, ne bashkepunim me “vezirin” e Sulltanit ne rajon e transferuan tubimin “Dum Baben” s’dum FETO-n, tek Pallati i Kongreseve. Aty i bejne takimet te gjithe ata te cilet duan te tregojne muskujt, dhe qe duan te tregojne se jane te shumte ne numer. Takimi ishte nje truk i madh nga fillimi deri ne fund. Arsyet po i radhis shkurtimisht.

1- Shkelqesia juaj!

Nonat me shami te bardha qe kishin vene ne safë te pare, jane nonat me te embla ne bote dhe ato nuk e kane kokrren e idese se ç’eshte FETO, as Hizmeti, as Gyleni dhe as dreqi me te birin. Ato nona qe u kishin ngecur eunuket e beut nga nje flamur turk ne dore per t’ia treguar Sulltanit ne Stamboll nuk kane fuqi te urrejne askend, aq te bardha jane ne shpirt. Ato i kane mashtruar dhe u kane thene qe do te flasim per Pejgamberin dhe Xhenetin dhe te siguroj me jeten time qe nuk e kane kokrren e idese perse jane aty.

2- Shkelqesia juaj!

Nonat e bardha te safës se pare te mbuluara me stil nigerian e somalez me rroba varfanjakesh dhe me bojera e kombinime qe nuk kane asnje lidhje me stilin islam ne veshje, nuk perfaqesojne aspak as ate ç’ka ndodh ne Shqiperi por as grate moderne e te veshura me stil e klas te beut dhe te vezirit. Ato nuk perfaqesojne nje fenomen shqiptar por vetem nje perjashtim. Ato nona i kane vajzat dhe djemte e tyre te veshura allafrenga me turlilloje kostumesh e bikinish dhe po bejne qejf neper plazhet europiane te adriatikut. Veshjet e nonave dhe te jetimeve te pranishem ne salle nuk kishin lidhje me rrobat firmato te Beut as ato te vezirit, i cili kur kendonit ju syre nga kurani ne Preze nuk ngrinte duart per te thene “amin” siç ben ti dhe pasuesit e Muhamedit, kur thone “amin” sepse kishte frike se shkelte rregullat e “laicitetit”.

3- Shkelqesia juaj!

Beu dhe Veziri ju mashtruan serish dhe ju çdo dite e me shume humbni pike ne Shqiperi, ashtu siç humbet edhe zgjedhjet politike ne Republiken e Shqiperise. FETO ju mundi me votat qe u numeruan ketu ne Republiken e varfer te Shqiperise. Muslimanet shqiptare nuk jane ata qe ishin ne salle, dje shkelqesi. Ne ate salle mungonin vajzat dhe djemte e shkolluar te Shqiperise. Ne ate salle mungonin hoxhallaret me te famshem dhe me te mençur te Shqiperise. Ne ate salle mungonin vajzat dhe djemte e universiteteve te Shqiperise, shkelqesi. Ne ate salle mungonin prifterinjte shkelqesi. Ne ate salle mungonin ajka e shkrimtareve dhe e poeteve te muslimaneve shkelqesi. Ne ate salle mungonte elita e skiftereve te medias shqiptare shkelqesi. Ata mungonin per fajin e vetem se i urren beu. Sepse beu perpara tyre ndihet inferior.
Ne ate salle mungonin artiste, politikane, arkitekte, skulptore, muzikante, diplomate, analiste. Ne ate salle mungonin kinget me shami qe te japin uje ne bisht te luges dhe qe mbrojne me dinjitet shqiponjash ndjenjat e tyre islame sa ne fejsbuk, sa ne gazete, sa ne radio e sa ne televizion.

A e dini shkelqesia juaj, se ne Shqiperi njerezit shohin tere diten telenovela turke por pjesa me e madhe, ju kane bezdi?! A e dini perse ndodh kjo?!
Kjo ndodh per nje arsye te thjeshte fare. Beu dhe veziri te mashtrojne ty, qe te ruajne sundimin e tyre ndaj Vilajetit te varfer, por ata ne thelb nuk ofrojne kurrefare platforme kulturore, bashkekohore, moderne qe te konkuroje me dinjitet ne kushte globalizmi, intelegjence e informacioni qe shkon e vjen me shpejtesine e drites nga çdo cep i botes. A e dini shkelqesi se ajo salle dje eshte mbushur kryesisht me jetime qe marrin njezet euro ne muaj, nje traste me miell dhe me sheqer tek beu?! A e dini qe beu i ka kercenuar ata se po te mos vijne nuk do te kene me “grure” tek arat e beut. Tek arat, e beut varfanjak qe ti e bere latifondist me tapi?!

A e dini ju shkelqesi qe beu nuk di shkrim e lexim?! A e dini qe beu nuk ka asnje investim dhe asnje aksion intelektual a akademik ne Shqiperi?! A e dini ju shkelqesi se e vetmja gje qe di beu te beje eshte te prese e te percjelle njerezit e tu tek Sofra Turke ne Tirane me tyrlolloj bifteqesh, syltijashesh e muhalebishë dhe t’i mashtroje ata duke u thene se me ushtrine e Pallatit te Kongreseve, bashke me Vezirin dhe nje bataljon me analfabete po behen gati te çlirojne Vatikanin prej qyfarëve dhe te hidhen të çojne islamin si Sulltan Fatihu ne Itali?! Vertete qe i hani ju te gjitha keto, shkelqesi?! Vertet mendoni se shqiptaret mund te behen pjese e ketij banaliteti?! A mendoni se pas gjithe kesaj maskarade kulturore dhe politike mund te kete shqiptar te mençur qe te rendë?!

Mos e besoni beun injorant, as bashkepuntorin e tij vezirin rrushfetçi shkelqesi. FETO nuk i ka blere te gjithe njerezit dhe shqiptaret jane aq intelegjent sa ta kuptojne, ta dallojne e ta njohin nje fetar nga nje trafikant, poliagjent e batakçi. Shqiptaret kane alergji prej jush dhe prej vendit tuaj sepse beu dhe veziri po u paraqesin atyre anen me te erret te Turqise. Tani e ke mbase me te lehte per ta kuptuar kush eshte FETO dhe perse nuk ju duan ne Shqiperi!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne