Erdoğan bisedë telefnonike me Putin, në fokus Jerusalemi

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan zhvilloi bisedë telefonike me presidentin e Rusisë Vladimir Putin.

Sipas të dhënave të siguruara nga burime presidenciale, gjatë bisedës telefonike, Erdoğan dhe Putin kanë shkëmbyer mendime për zhvillimet e fundit lidhur me çështjen e Jerusalemit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) njohën Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.

Duke vënë në dukje se vendimi i marrë nga Izraeli për aneksimin e Jerusalemit në vitin 1980 është një vendim i refuzuar nga komuniteti ndërkombëtar dhe Kombet e Bashkuara, presidenti Erdoğan ka theksuar se hapi i fundit i ndërmarrë nga qeveria amerikane për Jerusalemin do të ndikojë negativisht në paqen dhe stabilitetin e rajonit.

Edhe presidenti i Rusisë, Putin, duke theksuar se e ndan mendimin e njëjtë me presidentin turk Erdoğan, është shprehur se do t’i ndjekin këto çështje në kuadër të Këshillit të Sigurimit.

Dy liderët gjithashtu kanë rënë dakord për të qenë në kontakte të ngushta për shkëmbimin e mendimeve për çështje dypalëshe dhe ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne