Erdogan bisedon me mbretin saudit në lidhje me Katarin

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, në një bisedë telefonike me mbretin e Arabisë Saudite, ka biseduar në lidhje me krizën e Katarit.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se në kohën kur Arabia Saudite po përballet me ndryshimet politike të krijuara si pasojë e emërimit të djalin të mbretit Selman për trashëgimtar të Fronit Mbretëror të këtij vendi, presidenti i Turqisë ka biseduar me mbretin saudit në lidhje me krizën e Katarit. Sipas zyrës informative të presidentit të Turqisë, Erdogan, mbreti Selman dhe Muhamed bin Selman kanë rënë dakord që të shtojnë përpjekjet për t’u dhënë fund tensioneve në lidhje me Katarin. Të dy palët në këtë bisedë telefonike kanë theksuar edhe forcimin e marrëdhënieve bilaterale Turqi-Arabi Saudite./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne