Erdogan: “Dega e Ullirit” i tregoi botës se çfarë mund të bëjë kombi turk kur bashkohet

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi të mërkurën se kombi turk i tregoi të gjithë botës nëpërmjet operacionit “Dega e Ullirit” se çfarë mund të bëjë kur është i bashkuar.

Kreu i shtetit turk iu drejtua qytetarëve të pranishëm në Programin e Ditës Botërore të Gruas, organizuar në Ankara nga Konfederata e Unioneve Tregtare HAK-IS.

Erdogan u ndal fillimisht mbi operacionin “Dega e Ullirit”, filluar nga ushtria turke më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste. Ai bëri me dije se numri i terroristëve të neutralizuar deri më tani ka arritur në 2.960.

Sipas tij, operacioni në Afrin ka demonstruar edhe një diçka tjetër.

“Këto ngjarjet dhe zhvillimet e fundit në Afrin, falë Zotit, na kanë treguar edhe një diçka tjetër: Ky komb është një komb i fuqishëm. Ky komb është një komb i kualifikuar. Kur bashkohet, rritet, gjallërohet dhe vëllazërohet, ky komb demonstron se çfarë është në gjendje të bëjë”, u shpreh lideri turk.

Presidenti theksoi më tej se ushtria turke po avancon me hapa të sigurta drejt qendrës së Afrinit.

“Sikurse vepruam me qytetet Al-Rai, Jarabulus dhe Al-Bab, ne do të marrin nën kontrollin tonë 2.000 km2 në Afrin dhe më pas do t’ua dorëzojmë atë hapësirë pronarëve të saj të vërtetë”, përfundoi Erdogan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne