Erdogan: Diskriminimi gjinor nuk përshtatet me vlerat tona

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se janë kundër çdo lloj diskriminimi gjinor.

Erdogan publikoi një mesazh me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Presidenti Erdoan i uroi Ditën Ndërkombëtare të Gruas të gjitha grave, që duke filluar nga familja me dashurinë, mundin dhe sakrificën e tyre zbukurojnë çdo vend në çdo kohë. Ai tha se heroinat e panjohura të Luftës Çlirimtare, që kanë zënë brumin e shtetit të themeluar, që kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në përparimin e vendit në periudhën e Republikës dhe që kanë qenë në radhët e para kundër rrezikut të pavarësisë dhe të ardhmes, vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe në ditët tona për ndërtimin e të ardhmes.

“Ne jemi pasardhësit e një civilizimi ku femra dhe mashkulli janë dy anë të një medaljoni dhe jemi kundër çdo lloj qasjeje diskriminuese gjinore” tha Erdoan duke theksuar se janë të vendosur për të luftuar kundër mentalitetit të shtrembëruar që shpërfill nderin e njeriut dhe është përgjegjës për shumë dhimbje që përjetohen.

Ai tërhoqi vëmendjen se pikëpamja diskriminuese gjinore nuk përshtatet as me vlera, historinë dhe dinamikat e jetës sociale.

Kreu i shtetit turk nënvizoi se për të arritur zgjidhjen e problemeve mbi një botëkuptim në themelin e të drejtës dhe ligjit duhet të bëhet një përpjekje e përbashkët të gjithë si shoqëri.

Edhe Kryeministri Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) publikoi një mesazh me rastin e 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas dhe uroi të gjitha gratë që janë shembull i dashurisë, sakrificës, luftës dhe shpresës.

Ai tha se tregimi i vlerës së gruas në shoqëri është një nga detyrat themelore të shoqërisë së civilizuar dhe sigurimi i të drejtave dhe lirive të gruas në themelin e barazisë gjinore është problemi i përbashkët i gjithë botës./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne