Erdogan: Do të bëjmë rregullimet ligjore që Shën-Sofia të marrë statusin e xhamisë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se Shën-Sofia në të vërtetë është një xhami dhe do të bëjnë rregullimet ligjore për të rifituar përsëri këtë status.

Presidenti Erdoan, në transmetimin e drejtpërdrejtë në Radio Televizionin Turk dha informacione të detajuara në lidhje me rregullimet ligjore për hyrjen e Shën-Sofisë në statusin e xhamisë dhe vënin në shërbim falas, si dhe për punimet e disa ndërhyrjeve arkitekturore dje hapjen e saj për obligimet fetare.

Ai mbrojti mendimin se Shën-Sofia faktikisht është një xhami dhe para së gjithash duhet të rifitojë përsëri këtë status, prandaj do të bëhen rregullimet ligjore dhe disa ndërhyrje arkitekturore, kurse pas kësaj hyrja në të do të bëhet falas.

Ndërkaq ai bëri të ditur se planifikimet për çeljen e saj për obligimet fetare do të bëhen më vonë.

“Para së gjithash, A është Shën-Sofia muze apo xhami. Së parë duhet të zgjidhim këtë. Statusin e muzeut Shën-Sofia e ka fituar rishtazi. Pra jo në një periudhë të largët. Para së gjithash duhet ta fusim atë në origjinalitet. Shën-Sofia faktikisht është një xhami” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne