Erdogan: Do të pendohet keq kush përpiqet të kërcënojë Turqinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka paralajmëruar edhe një herë mbështetësit e terrorizmit dhe organizatave terroriste.

Në fjalimin që mbajti të shtunën në mitingun e organizuar në provincën Kocaeli për prezantimin e kandidatëve të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK PARTI, që do të marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 31 marsit) Presidenti Erdoan tha ata që përpiqen të krijojnë kërcënime kundër Turqisë do të pendohen një ditë.

Me sa duket ata që duan që ta eksportojnë në Turqi “Pranverën Arabe” dhe të na groposin ne në dimrin e zi, tani po lëngojnë vet nga të njëjtat dhimbje,- theksoi Erdoan dhe shtoi:

“Organizatat terroriste, qoftë PKK e YPG, qoftë FETO apo DAESH, të cilat i kanë armatosur dhe majmur (dhjamosur) për të kërcënuar Turqinë, në fund të fundit një ditë do ti shqetësojnë dhe bëhen murtajë edhe për ata vetë. Këto organizata do të jenë makthi i atyre që i mbrojnë dhe përkrahin me çdo lloj metode mafioze duke filluar nga trafiku i drogës, e deri tek haraçi, trafikimi i qenieve njerëzore e prostitucioni. Ata që mendojnë se politika është ‘vallëzim’ me organizatat terroriste atë ditë do të pendohen njëmijë herë, por do të jetë shumë vonë”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne